Zgjedhja e presidentit, Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e opozitës

Elton Tafaruci

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës për kontestimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, më 26 shkurt.

Në këtë mënyrë Thaçit i hapet rruga për t’u ulur në zyrën e presidentit pa pasur probleme ligjore.

Një muaj më parë tri partitë opozitare kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që të kontestojë zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës.

Në një njoftim zyrtar në faqen e web-it të Gjykatës Kushtetueses thuhet se “Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 të Kushtetutës me shumicë votash vendosi ta deklarojë kërkesën te papranueshme”.

Në fillim të muajit mars tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën e cila kontestonte zgjedhjen e Hashim Thaçit, president të Kosovës.

Opozita vlerësoi se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit. Një nga shkeljet sipas opozitës është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, pasi Ramush Haradinaj dorëzoi mandatin një seancë më herët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *