Skandali/ Qeveria panameze: Gati të bashkëpunojmë

Elton Tafaruci

Qeveria panameze është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për rastin e të ashtuquajturave “Letrat e Panamasë”, dokumente të publikuara në një rrjet për 214 mijë kompani që kanë fshehur paratë e tyre në të ashtuquajturat parajsa fiskale.

Bashkëpunimi i ofruar nga autoritetet lokale ka të bëjë me kërkesën për asistencë në rast se ndaj subjekteve të përfshira në listë ndërmerren aksione ligjore.

Vetë prokuroria panameze ka njoftuar nisjen e hetimeve për të verifikuar shkelje të mundshme, që mund të dalin në dritë nga publikimi i dokumenteve.

Ndërkohë, kompania ligjore panameze që ka ndihmuar subjektet në fjalë për të fshehur pasuritë e tyre, “Mossack Fonseca” ka deklaruar se, hetimi mbi pasuritë e fshehura të më të mëdhenjve të botës është një krim dhe një veprim pirat kundër Panamasë, “pasi shumë vende nuk pëlqejnë faktin se ne jemi të aftë për të tërhequr sipërmarrjet”, ka deklaruar Ramon Fonseca Mora, drejtues i studios ligjore.

Share This Article
1 Comment
  • po ku ka qeverri panamaja ????????????????????????
    PANAMAJA ESHTE NJE SHTET QE DREJTOHET NGA AMERIKA TERE JETEN ???????????????????KETU FSHIHEN BANKAT E AMERIKES PRAPA QE E KANE MARRE PENG GLOBIN E KETO BANKA PARAQITEN HERE SI PANAMEZE E HERE SI KUVAJTJANE E HERE SI ARABISE SAUDITE E HERE SI BAHRAIN E HERE SI ISLAMIKE E HERE SI KINEZE E HERE SI JAPONEZE E NHERE SI EUROPIANE E HERE SI KANADEZA E HERE NDOSHTA SI BANKA RUSE AZERBALXHANE E KAZASTANE E HERE “BB ” E HERE ” BE ” E HERE ” FMN ” E SHUME HERE SI BANKA ZVICERIANE LICHTENSTEIN LUKSENBURG QIPRO EKUDI UNE SE CFAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *