Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në kuadër të 7 vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), sheshi “ Nënë Tereza” u shndërrua për disa minuta në një Muze armatimi.
Aktiviteti ishte i hapur edhe për qytetarët, të cilët panë nga afër mjetet dhe pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura,
Në paradë u ekspozuan disa nga asetet e Forcave të Armatosura, të Forcës Tokësore armatimi i ri, të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë.
Nga Forca Ajrore, u prezantuan 3 helikopterë, 2 Cougar dhe 1 i shëndetësisë. Nga Policia Ushtarake u paraqitën mjetet e blinduara, si dhe do ë ketë një ekspoze të mjeteve dhe pajisjeve të tjera në FA.
Në aktivitetin e organizuar në sheshin ‘Nënë Tereza’, ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.







Po llastiqet e Coli Debatikasit ku ishin???
Apo i kishte marre Rama Saliu Meta per te rrezuar FIQ Erionken e vockel…….
Se 2 Helikopteret e Mrikes i pame ne 7 Dimesione.
Nato do shperbehet brenda vitit kur te zgjidhet Trump president, po ndertoni ushtrine vete.
PSE, PASKEMI EDHE USHTRI NE??!!
Si nuk kane turp,qe u tregojne ushtarakeve te huaj,qe kane ushtri me te gjitha llojet e ARMEVE E SHERBIMEVE,kurse keta tanet kane blere dy helikoptere,5-6 mitroloze,disa hekura e teneqe te vjetra dhe kaq eshte ushtria e tyre !
Vetem ne njesine ku une drejtoja artilerine tokesore kisha ne komande mbi 300 gryka zjarri qe nga kalibri 60 m/m e deri tek topat 122 m/m qe mund ta benin ish Titogradin dhe aeroportet rreth tij PLUHUR per 30 minuta!
Kur shikoj tangerllikun e ketyre larove te sotem,qe pasi e shkaterruan ushtrine e lavdishme dhe grabiten te gjithe armatimin dhe municionet e saj disa qindra miliard dollareve,vetem URREJTJE kam ndaj tyre!
Prandaj edhe keta anti shqiptare kane mbajtur dhe mbajne kete qendrim kriminal ndaj ish ushtarakeve sepse e ndjejne veten ARMIQ ME NE!!!
Epo athere kishte ligj e ushtri kishte edhe zborist tani skemi as ushtri as qeveri tani na ruan i huaji na rrofte nato gjith bota ka ushtrin e armatim ne as break skena e jo ushtri