Gruaja e zëdhënësit të Putin, e përfshirë në skandalin e Panamasë

Elton Tafaruci

Mes emrave të shumë liderëve botërorë të përfshirë në skandalin e Panamasë, është edhe emri i gruas së zëdhënësit të Presidentit Putin, Dmitry Peskov.

Tatiana Navka është radhitur mes klientëve të pretenduar të firmës offshore në Panama. Ajo është patinatore dhe kampione olimpike në vitin 2006. Tatiana është përfolur edhe më herët se ka vendosur pasurinë e saj në Ishujt Virxhin, që konsiderohen një parajsë fiskale.

Por ajo gjithmonë ka mohuar këto pretendime duke thënë se nuk ka llogari në kompanitë e huaja.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj që është zëdhënës i Putin, reagoi dje për përfshirjen e emrit të Presidentit të Rusisë në skandalin e Panamasë, duke e quajtur mashtrim dhe një Putinofobi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *