Zbardhen kompanitë dhe ortakët e “bosit të Panamasë” në Shqipëri

redaktor

Ismail Mulleti, biznesmeni shqiptar shumë pranë Partisë Demokratike i zbuluar nga skandali i “Panama Papers” për regjistrimin e kompanisë që ka koncesionin e markimit të karburanteve në Shqipëri në parajsat fiskale, ka aktualisht të paktën tre kompani aktive në Shqipëri.

E para është shoqëria IMAH 2014, e themeluar dy vite më parë, në bashkëpronësi me Assaf Halkin, izrealitin me të cilin ka themeluar ‘Global Fluids International S.A’, në ishullin Anguila.

Sipas QKR, objekt i aktivitetit të kompanisë është tregtimi, importimi, eksportimi, i te gjithe mallrave, te cdo makinerie dhe pajisje industriale, tregtimi i pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme, tregtimi i tokes, tregtimi i materiale gjysem te prodhurara dhe plotësisht te prodhuara, import-eksporti dhe tregtimi i produkteve industriale e deri të produktet ushqimore, raporton Shqiptarja.com.

Kompania e dytë quhet GRAVITAS ALBANIA PARTNERS, e themeluar në vitin 2008, dhe rezulton e tëra në pronësi të Mulletit.

Objekt i aktivitetit të shoqërisë është “dhenie e konsulences se te gjitha llojeve investitoreve potencial vendas apo te huaj. Realizim i kontratave, marrveshjeve, ortakerive, shoqerive te perbashketa apo i formave te tjera te lejuara nga legjislacioni shqiptar, me persona fizik e juridik, shqiptar ose te huaj”.

Kompania e tretë quhet EGNATIA EXPORT-IMPORT, e themeluar në vitin 1995.

Kompania operon në sektorin e eksport- importit te artikujve te ndryshem industrial dhe ushqimor si dhe ne fushën e ndërtimit te objekteve te ndryshme social -ekonomik, turistik, qendra tregtare, objekte banimi etj. Ruajtjen e objekteve.

Në këtë kompani Mulleti zotëron 50% të aksioneve, ndërkohë që pjesa tjetër zotërohet nga ortakja e tij Tereza Rado.

 

Në foto kryesore biznesmeni shqiptar, Ismail Mulleti.

Share This Article
7 Comments
  • PAGUANI TAKSAT EDI RAMES SE AIJ I VJEN RRADHA VITIN TJETER, I KA TE MBYLLURA NE GUATEMALE.

    HAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAH

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

  • Tash e kuptoni cka Jane firma nga israeli,apo kanadaja
    Prit ni te kallojne ligje neper bote kunder pareve ‘te zeza’ e do kuptoni cka Jane investime nga Monaco,Dubaï a Luxemburg,e svicer!

  • Te gjitha Jane parate qe politikanet tane hajdute I kan vjedhur popullit dhe nepermjet ketyre firmave fantazem vijne ne Shqiperi the fitojne tenders,koncensione e te tjera dolavere..mos pritni se do te ndodhe gje,e gjitha do te harrohet sic eshte bere me te tjera skandale…Sepse nuk ka si te kapesh vetveten,vajmedet ky popull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *