Angazhim i ri për luftën kundër diskriminimit në Shqipëri

Elton Tafaruci

Programi i Përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit në Shqipëri”, mblodhi sot në një tryezë të përbashkët përfaqësues të trupit diplomatik, zv/ministren e MMSR, Bardhylka Kospiri si dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, në fjalën e saj tha se “BE është e gatshme të mbështesë vendin për të përmirësuar jetën për grupet vunerabël, kundër diskriminimit e dhunës.

Këshilli i Europës jep mbeshtetje edhe për çështje të tjera.

Ky projekt 2-vjeçar do të sjellë edhe rezultate konkrete. Pra, rekomandimet konkrete do të çojnë në ndryshime të rëndësishme ligjore”, tha ambasadorja.

Ajo përmëndi se falë kësaj mbështetje do të ketë edhe ndryshime të i kornizës institucionale në komisionin e anti-diskriminimit për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të qënë të barabartë.

Ndërsa Drejtori Për Të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe të Shtetit Ligjor të KE, Christos Giakoumopoulos, tha se Shqipëria ka bërë progres në këto 20 vite por ka ende punë në drejtim të anti-diskriminimit.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se në Shqipëri barazia ekziston vetëm formalisht por në jetën e përditshme mungon.

Share This Article
1 Comment
  • Tryezat me Leksione! Keto jane sot emblema e politikes globale! Ne Shqiperi bejne Leksion per anti-Diskreminim! Ne krye te Tryezes, vete shefje-mesuese e sjelle nga Brukseli per te na shkolluar! Ne fakt, ka ” pervoje “, vjen direkt nga preheri i ish-Presidentit kroat Josipovic! Dhe BE e ” gradoi ” si shefe-mesuese per ne shqiptaret te na shkolloje me Leksione Parimesh Demokratike! Shkoni, mor, mbushuni me gjithe kete kurv-politike e kurva-shefe qe e perfaqesojne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *