Zaev: Ka disa fakte që e lidhin pushtetin me ngjarjen e Lagjes së Trimave

Elton Tafaruci

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev është i bindur se do të vërtetohet se si pushteti ka pasur lidhje të fortë në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Zaev këtë e ka theksuar në intervistën për televizionin “Plus” në Kumanovë.

“Atë që deri tani e di dhe besoj se edhe opinioni e di, se pushteti në disa raste vërtetoi për lidhjet që ka pasur me këtë rast. Njëra pjesë ishte, një person i caktuar i Agjencisë për Kundërzbulim që është shqiptar, dhe një person tjetër maqedonas, paraprakisht kanë pasur kontakte me këta njerëz.

Çështja e dytë që është fakt është se Ali Ahmeti vërtetoi se një njeri i tij, para se të ndodhë Kumanova, ishte dërguar në Kosovë për të negociuar me ta.

Fakti i tretë është se shteti ka pasur njohuri më shumë se 8 muaj para se të ndodhte kjo ngjarje, apo para se të ndodhë Goshinca. Pse nuk i ndalën?!

Jemi dëshmitarë se po shfaqen xhirime të ndryshme se si janë xhiruar postat policore kufitare. Pra dikush ka ndjekur, ka lejuar që të vidhen armët në Goshincë dhe të zbresin poshtë.

Kjo dëshmon për involvimin e plotë të pushtetit në këtë rast. Unë besoj se hetimet do të zbardhin deri në fund se çfarë ka ndodhur dhe për përgatitjen e skenarit nga pushteti me këto banda, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga projekti “bombat e përgjimeve”, ka theksuar Zaev.

Ai ka folur edhe për praninë e shtuar policore gjatë javëve të kaluara në rajonin e Likovës dhe Kumanovës, duke theksuar se MPB ka pasur informacione për mundësinë e rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, transmeton Lajmpress.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *