Perandoria Britanike e Shmangies së Taksave

Elton Tafaruci
GEORGE TOWN, CAYMAN ISLANDS - APRIL 24: Sailing in Cayman islandsr on 24 April, 2008 in Grand Cayman, Cayman Islands. (Photo by David Rogers/Getty Images)

Ka një tundim, kur sheh tronditësen “Panama Papers,” që të nisësh të kërkosh për politikanët e vendit tënd që janë të përfshirë. Nëse je britanik dhe qasesh dnaj dokumentave në këtë mënyrë, do të gjesh fare pak gjë në informacionet e publikuara deri më tani.

Ndërmjet mijëra emrave të listuar nga rrjedhja e informacioneve si të përfshirë të mundshëm në shmangien e taksave, nuk mund të kishte ndonjë shfaqje më pak surprizuese sesa ajo e Baroneshës Pamela Sharples, e veja e ish-guvernatorit të Bermudës. Kjo deri kur sheh Lord Michael Ashcroft — miliarder, me shtetësi nga Belize, dhe ish-nënkryetar i Partisë Konservatore – i cili do të kishte qenë më mirë në rast se do të kishte munguar. Më pas është Michael Mates, një ish-deputet i Tory, i cili doli në 2010-n edhe në një skandal tjetër biznesi. Dhe më pas është babai i David Cameron, por edhe kjo nuk përbën ndonjë gabim të madh.

Por të angazhohesh në këtë ushtrim do të thotë të shpërqendrohesh nga çështja kyçe: jo vetëm nga çështja e kësaj rrjedhjeje tronditëse, por nga çështja e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar. Sepse është e vështirë të mos shohësh te e gjithë çështja dhe të shohësh Britaninë në qendrën e saj. Ose të paktën shtetin britanik, që dikush mund të thotë se është një entitet shumë i ndryshëm.

Ka, sikurse mund të shihni, disa kafte të rëndësishme për të cilat na flitet rrallë në shtetin britanik. Si për shembull, fakti se ajo qeveris më shumë tokë në Southern Hemisphere  se san në Northern; më shumë pinguinë se askush tjetër; se ka 18 legjislatura nën kujdesin e Westminster; dhe kjo përfshin qeveritë që nënkuptojnë rrjetin më të madh të parajsave fiskale në botë.

Me qytetin e Londrës në qendër, rrjeti britanik i shmangies së taksave, rregullave, dhe ligjeve të tjera strikte shtrihen së pari në vende që janë nën varësinë e kurorës –Isle of Man, Guernsey, dhe Jersey — dhe më pas në 14 territore britanike përtej detit: vende si Ishujt britanike Virxhin, Bermuda, dhe Ishujt Kajman. Që prej andej, kjo rrjetë shtrihet në vende si Hong Kongu, që nuk ëshë nën qeverisjen britanike që prej 1997-s por, sipas shkrimtarit Nicholas Shaxson, vazhdon të ushqejë “me miliarda bizneset e Qytetit.”

Territoret përtej detit – gjurmët e fundit të perandorisë së vjetër – kanë secili struktura politike shumë të ndryshme, por të gjitha prej tyre kanë fugurën e një guvernatori, që caktohet nga qeveria britanike. Të gjitha syresh mbikëqyren në politikën e jashtme nga Westminster, dhe që të gjitha varen nga mëmëdheu për mbrojtjen ushtarake: Ishujt Falkland janë një shembull i qartë, por të mos harrojmë se kur Tony Blair bëri deklaratën e famshme se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë që mund të mbërrinin te objektivat ushtarake britanike brenda 45 minutash, ai nuk e kishte fjalën për Londrën, por për Akrotirin dhe Dhekelian, bazat ushtarake britanike dhe territoret e jashtme në Qipro. Akrotiri dhe Dhekelia shërbejnë ende për qëllime strategjike, çka i bën ato që të jenë një përjashtim nga të tjerat; shumica prej territoreve të jashtme janë kthyer kryesisht në ngastra parkimi për pasurimin e 0.1 përqindëshit. Është e dobishme të theksohet se më shumë se gjysma e kompanive të listuara nga dokumentet e dala nga Mossack Fonseca janë të regjistruara në Britani apo në territoret e saj të jashtme dhe ato nuk e kanë selinë në Birmingham.

Është e lehtë të fokusohesh tek ideja se kjo është një tjetër histori lidhur me korrupsionin e mundshëm në vende në “jug të globit” – vendet nën zhvillim në Afrikë, Azi dhe në Amerikën Latine, apo në ish-Bashkimin Sovjetik. Dhe sigurisht është edhe ajo. Por është e rëndësishme të pranohet se kjo është gjithashtu historia e ndryshimit të rolit të Britanisë në botë.

Sigurisht, territoret e jashtme nuk janë të reja – disa prej tyre datojnë që prej diëteve të para të Perandorisë Britanike  dhe kanë qenë pjesë jetike të tradiës angleze të piraterisë. Bermuda, për shembull, menaxhohej nga disa kompani angleze përpara se të bëhej një koloni zyrtare mbretërore më 1684. Por roli i evoluar i këtyre qosheve të vogla me influencë britanike është treguese e historisë se si gjatë 100 viteve të fundit, Britania është kthyer nga perandori territoriale në perandori financiare: nga pushtimi i botës te pastrimi i parave të saj, përmes ishujsh thesaresh të shpërndara anembanë planetit, që fshehin qypat mje florinj të udhëheqësve të korruptuar, të shmangësve të kasave, shpërndarësve të drogës, dhe shkelësve të embargove.

Doni të kuptoni se si kanë shkuar kaq keq gjërat në periferi? Shihni qendrën: vetë The City of London është edhe më e vjetër se sa perandoria. Qendra financiare e Londrës ka patur rregullat e saja themeltare për një mijëvjeçar. Sot, ajo qendër udhëhiqet nga kompanitë e City of London, përfaqësuesit e së cilës zgjidhen nga bizneset që veprojnë atje dhe ata kanë një përfaqësues të pazgjedhur që ulet në Parlament, ashtu sikurse edhe forcën e tyre mbikqyrëse, e cila ka qenë tejet e pasuksesshme në mbikëqyrjen e bankave britanike.

Duke qenë se nuk qe e mjaftueshme krijimi i mbrojtjeve kushtetuese, më 2010, The City pagoi më shumë se gjysmën e fushatës së Partisë Konservatore, duke garantuar fitoren e thellë të Cameron dhe kështu që çdo ligj domethënës për financat pas krizës së 2008-s do të ishte politikisht e pamundur. Por për të qenë të saktë, Partia Laburiste nuk bëri ndonjë gjë për ta rregulluar City-n në 13 vitet e mëparshme që ishte në pushtet, edhe pse fitoi me premtimin e sdaj agresiv elektoral se një gjë e tillë do të ishte pjesë kyçe e strategjisë së saj për të shkuar në Nr. 10 të Downing St. Por e gjithë kjo e lë disi të pashpjeguar faktin se përse Britania ka disa kohë që konsiderohet si kryeqyteti i pastrimit të paligjshëm të parave. Ndoshta, me zbulimin e Panama Papers, shkëlqimi i fundit i respektit do të flaket tutje.

Nëse duam të kuptojmë Britaninë moderne, së pari duhet të kuptojmë se funksioni ynë parësor ekonomik në botë sot është ndoshta rrjeti ynë i parajsave fiskale. Tek e fundit, rreth 21 trilion dollarë përllogaritet se qëndrojnë në llogari offshore, prej të cilave thuhet se territoret britanike luajnë pjesën më të madhe. PBB-ja jonë është vetëm rreth 3 trilionë dollarë.

Së dyti, duhet të përballemi me pretendimet serioze për rolin tonë si kryeqyteti i pastrimit të parave. Kjo nuk është vetëm diçka për të cilën duhet të na vijë turp, ajo shkakton gjithashtu problemet domethënëse ekonomike të vendit: ajo ngre çmimin e paundit aq lartë sa që i bën eksportet tona të tjera të papërballueshme (lamturimë, industri e çelikut); ajo ngre çmimet e shtëpive në Londër dhe në Jug Lindje, duke ushqyer një flluskë të gjerë spekulative, që i lë investimet jashtë pjesës tjetër të ekonomisë. Ndaj nuk është për t’u habitur që investimet neto në ekonominë britanike, sipas ekonomistit John Mills, janë efektivisht zero.

Dhe stë treti, ne duhet të mendojmë se si ky realitet që e mbyt gradualisht ekonominë ndërvepron me politikën tonë: jo përmes korrupsionit të natyrshëm të mitmarrjes direkte, por duke rrotulluar dyert ndërmjet qeverisë dhe shërbimeve civile, përmes rrjeteve të djemve të vjetër dhe grupeve miqsh, përmes donacioneve mëse ligjore të zgjedhjeve dhe sundimit të medieve, të cilat të gjitha kombinohen dhe veprojnë për të çimentuar rolin e financës si industrinë më të rëndësishme të Britanisë.

Jo shumë kohë më parë — gjatë kohës së gjyshërve të mi — Britania ishte qendra e perandorisë më të madhe në historinë e njeriut. Shumë vëzhgues e konsiderojnë të sotmen, në mënyrë të kuptueshme, si epokën post-perandorake, duke e vendosur datën e përfundimit të perandorisë diku rreth tërheqjes britanike nga Azia e Jugut. Por ndoshta ne vazhduam vetë dhe ndoshta tani ne po shohim fazat finale, zëvendësimin e perandorisë fizike me një perandori të fshehtë financiare. Dhe ndoshta Panama Papers si momenti kur kjo perandori, më në fund do të nisë të shkatërrohet.

Foreing Policy

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *