Presidenti Putin do të vizitojë Greqinë në muajin maj

Elton Tafaruci

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të vizitojë Athinën në muajin maj për t’u takuar me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.

Kështu shkruajnë mediat greke, të cilat raportojnë se vizita zyrtare e Putin do të zhvillohet në fund të muajit maj, në datat 27-29 maj. Një vit më parë, më Prill 2015 ka qenë Kryeministri Tsipras që u prit zyrtarisht nga Presidenti Putin.

Koha e vizitës së Vladimir Putin në Athinë përkon edhe me fillimin e ndërtimit të gazësjellësit TAP. Presidenti rus pritet të diskutojë me Tsipras edhe për forcimin e tregtisë mes dy vendeve, marrëdheniet Rusi-Greqi dhe për disa çështje të “nxehta” të arenës ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *