Kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson i ka kërkuar Presidentit të vendit Olafur Grimsson që të shpërndajë Parlamentin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Vendimi vjen ndërkohë që emri i kryeministri u përmend në skandalin e fundit të fshehjes së pasurive në Panama.
Ndërkohë presidenti I vendit nuk ka pranuar kërkesën e kryeministrit për shpërbërje të parlamentit, ndërsa vendi është përfshirë nga protesta për largimin e Gunnlaugsson.
