Edhe në Shqipëri autoritetet janë vënë në lëvizje për të shqyrtuar rastet e mundshme të kompanive që veprojnë në territorin e saj të cilat mund të rezultojnë të përfshira në çështjen “Dokumentat e Panamasë”.
Burime zyrtare thanë se Prokuroria e përgjithshme po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese “për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në cështjen “Panama Papers” të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që veprojnë në tregun financiar shqiptar”.
Dokumentet lidhur me shoqëri apo persona nga Ballkani pritet të bëhen publike pas dy javësh, por një shkrim i gazetës izraelite “Haaretz”, ka zbuluar se një avokat nga izraeli, Assaf Halkin, së bashku me një shtetas shqiptar, i identifikuar me emrin Ismail Mulleti, biznesmen me emër në vitet ’90, janë së bashku me firmën kanadeze “Global Fluids International”, pronarë të kompanisë GFI Technologies, e regjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguillas.
Pak muaj pas themelimit, GFI Technologies, në bashkëpunim me një shoqëri zvicerane, dhe ajo e sapokrijuar, fituan një prej koncesioneve më të përfolura, atë të ngjyrosjes së karburanteve, një sipërmarrje prej të paktën 150 milion eurosh që konsorciumi pritet të sigurojë përgjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kontratës.
Pavarësisht kundërshtive të kompanive shqiptare të karburanteve, për shkak të kostove shtesë, qeveria e ish-kryeministrit Berisha e miratoi koncesionin në javët e fundit të mandatit të saj të dytë.
Vitin e kaluar GFI Technologies ia shiti pjesën e vet të aksioneve shoqërisë zvicerane, duke mbajtur vetëm 0,07 përqind.
Policia shqiptare mësohet se ka verifikuar menjëherë hyrje daljet nga Shqipëria të Ismail Mulletit dhe izraelitit Assaf Halkin.
Mulleti rezulton që të ketë dalë nga vendi pak javë më parë, në mars, ndërsa Halkin në muajin shkurt.
Ata që të dy kanë realizuar shumë udhëtime nga dhe drejt Shqipërisë, shpesh dhe me avionë charter./VOA

vetem revolucioni con ne vend te gjitha padrejtesit qe jan ber ketij populli keto 25vitet e fundit
KETO JANE FLLUCKAT E VOA-S
DERI SA BERISHA FSHIU **YTHEN ME EKSPERTIZAT E FBI PER 21 JANARIN
DERI SA I THA NY -TIMES LETER HIGJENIKE
ASGJE E KEQE NUK I VJEN SALISERBIT NGA VOA DHE DASHI AMERIKES
VOA QE ESHTE SEKSION I SALES NE AMERIKE LE TE NA THOTE PER GJYSEM MILJARDI DOLLARE TE VJEDHURA NE RRUGEN E KOMBIT KU ESHTE PERFSHIRE AMBASADORJA RAIS NE SHQIPERI DHE DELLI NE KOSOVE..
Sali sikur mban ere ky koncesioni apo vari trapin nga te fundit qe pate mundesi kur tallje trapin me pasurite e vendit.Kujdes bace se nganjehere shpeton nga pylli e ngelesh ke ferra e vogel.Te shohim si do t’ja hudhesh kesaj rradhe apo se njef fare ket Mulletin.hahahaha
Hajduteve ne Shqiperi nuk do ju ndodhe asgje e keqe. E keqja nuk eshte se ata na vjedhin por e keqja eshte se ne ata i duam shume dhe u japim edhe pushtet te perjetshe. Rrofshin hajdutet se jane zemra jone….
RROFTE POPULLI SHQIPETAR,
TRIM DHE HEROIK.
Problemi PANAMA…mund te nxjerr shume probleme ne shqiperi,por ne nuk kemi drejtesi te ndershme,pasi ato jane vet te korruptuar dhe nuk duan ose jane te pa-afte te zbardhin ngjarjen.Pra edhe ky problem do te perflitet 3-5 dite si gjith problemet e tjera ne keto 25 vjet.Saliu e KO do te maskohen edhe kete here pasi do pengoi reformen ne drejtesi ku LLALLA e KO e kundeshtijne ate
TURPET S´ PASKAN BRIRË!
Turpet s´paskan kanë brirë!
As tradhtia, brirë nuk paska!…
Po rrokulliset kështu, -botë e padrejësive!
E pamëshirë, e pështirë!
Kur popullin po e sundojnë,
Urithë, gjarpinjë, hutinjë e laraska!…
7 Prill, 2016