Gjahtarët vrasin aligatorin që hante lopët

Elton Tafaruci

Gjahtarët kanë kapur dhe kanë vrarë një aligator 5 metra të gjatë që hante lopët e tyre.

Krijesa 363 kg u qëllua në Okeechobee, Florida ditën e shtunë pasi terrorizoi bagëtinë ne fermën e Lee Lightsey.

Pronari i fermës “OutWest” dhe guida e gjahut Blake Godwin e zbuluan kafshën gjigante në pelgjet e lëndinës në 2 prill.

“Ne gjithashtu zbuluam mbetjet e bagëtive në ujë. Ishim të detyruar të besonim se ishte aligatori ai që po sulmonte lopët kur ato pinin ujë në pellg”- tha Godwin për Fox 13.

Kafsha ishte aq e madhe sa që Blake dhe Lee përdorën një traktor për ta nxjerrë nga uji. Krenarë ata e përdorën mjetin për të treguar kapjen e tyre.

Dyshja ka në plan ta dhurojë mishin e aligatorit për bamirësi ndërsa pjesën tjetër ta balsamosi për ekspozita apo shfaqje të gjahtarëve.

32E04B0200000578-0-image-a-77_1459889582788

32E1233E00000578-3525335-image-a-91_1459899600790

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *