Foshnja një muajshe ka humbur jetën 24 orë pasi prindërit e kishin harruar se ku e kishin lënë.
Ngjarje tragjike ka ndodhur në Blackpool të Anglisë.
Prindërit e kishin gjetur foshnjën e pajetë midis murit dhe shtratit të tyre.
Maththew Neil dhe Kim Smart Neil janë arrestuar nga policia për moskujdes ndaj fëmijës, mirëpo, më vonë u liruan sepse sipas dëshmisë së tyre, gjithçka ishte e paqëllimshme.


