Dy vajzat e presidentit të Azerbajxhanit, menaxhojnë pasuritë e tyre shumë milionëshe në Britani nga kompanitë offshore.
Kjo ka dalë nga publikimet e fundit të skandalit “Panama Papers”, ku përveç emrit të të atit, Ilham Aliyev përmenden edhe ato të dy vajzave Leyla dhe Arzu Aliyeva.
Dy motrat, vajza të presidentit, kanë një pasuri mbi 50 milionë paund që shtrihet nga Dubai, Parisi dhe Britania e madhe, sipas vlerësimeve të katër viteve më parë.
Llogaritë e tyre me të cilat menaxhojnë pasurinë ndodhen në Virgin Islands. Dy vajzat e presidentit Aliyev janë shkolluar dhe rritur në Britaninë e Madhe ku njihen mjaft për jetën e tyre luksoze.
”




