Mbyllen 30 furra gëlqereje në Krujë, Agasi: Çdo tentativë e rihapjes do të ndëshkohet

Elton Tafaruci

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) ka përfunduar aksionin e nisur gjatë muajit mars në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës për mbylljen e furrave të gëlqeres.

Gjatë këtij aksioni Inspektoriati ka identifikuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të furrave të gëlqeres. Totali i këtij aktiviteti të paligjshëm në fund të këtij aksoni shkoi në 30.

Në përfundim të aksionit janë prishur dhe është realizuar mbyllja e plotë e aktivitetit të tyre. Nga to, 13 furra gëlqere ushtronin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Borizanës dhe 17 të tjerat në zonën e Krastës, rrethi Krujë.

Ky aksion filloi gjatë muajit mars me ushtrimin e kontrollit paraprak në këto zona, pas ankesave të paraqitura nga banorët pranë Inspektoriatit.

Në këtë aksion janë revokuar gjithashtu lejet mjedisore për aktivitetin e 3 guroreve për shkeljen e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi, paralajmëron dhe garanton se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht.

Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *