Të gjithë të apasionuarit pas serialit “Sex and the city” (kryesisht femra) e mbajnë mend skenën kur Big i propozon Kerrit për martesë. Por jo me një unazë, por me një palë këpucë blu të markës “Manolo Blahnik”.
E pra, ato këpucë së bashku me disa palë të tjera që Sarah Xhesika Parker mban gjatë serialit janë në shitje. Ato do të shiten së bashku me këpucët ngjyrë pink (me platformë) të Britni Spirs, veshur gjatë turneut të saj “Crazy”, atletet e basketbollit nr 22 të Shakil O’Nil dhe çizmet e gjata mbi gju të Madonës, që i ka përdorur gjatë performancës së “Super Bowl”. Qëllimi është mbledhja e fondeve për një shkollë muzike në Nju Jork. Ankandi do të fillojë më 24 prill dhe oferta nis nga 100 dollarë.
Parker ka hequr dorë vetë nga përdorimi i takat e larta, pas dëmtimit në këmbë, prandaj ajo këshillon që këpucët e lakmuara nga miliona gra në mbarë botën të mbahen me kujdes, për të shmangur dëmet në këmbë.
