Edhe hajdutë, edhe moralistë

redaktor

Tre numrat e kaluar DITA botoi historinë e skandalit të një projekti ujësjellësi, atij të Durrësit që do mbulonte zonën e dytë të vendit për nga rëndësia ekonomike, me financim të Bankës Botërore. Është fatkeqësi ta thuash, por njerëzve me shumë gjasë u është rregjur lëkura me tematika tenderash të dyshimtë, ndërsa lajmet mbi ujësjellës të multi-inauguruar që ende s’kanë nxjerrë një pikë ujë, janë të vjetra në Shqipëri. Dhe shqiptarët vazhdojnë të vuajnë për ujë.

Megjithatë, me dokumentat që DITA pasi rastin të shtijë në dorë, lexuesi vuri re se ideja që mund të jetë krijuar dora-dorës, se “bota zemërmadhe na ndihmon me të dyja duart”, por jemi ne, dmth. zyrtarët tanë ata që i grijnë me korrupsion këto para që pastaj nuk dimë se nga venë, është… të paktën pjesërisht e vërtetë.

Për t’i rikthyer pak investigimit tonë, le të rikujtojmë sesi funksionojnë ndihmat e Bankës Botërore në këto raste: Financimet e pjesshme ose të plota për një projekt të caktuar, janë në fakt para që do të kthehen mbrapsht më vonë, pra do t’i paguajnë shqiptarët. Për këtë ndihmë që jep, pasi autoritetet vendase organizojnë tenderin përkatës, është BB ajo që do t’i vendosë vulën procesit dhe do miratojë firmën fituese. Ose nuk do ta miratojë, për dyshimet që mund të ketë mbi parregullsi të mundshme. Në këtë sens, është logjike që BB të kujdeset për paratë që jep. Po në këtë sens, logjika e thjeshtë të thotë se firma që ofron ta bëjë të njëjtën punë me më pak para se të tjerat, ajo e fiton tenderin.

Por kjo, në një mjedis laboratorik, në teori. Sepse në praktikë, vërtet mund të ofrosh më pak para për të bërë një ujësjellës, por nuk jep asnjë garanci se do ta bësh realisht: Se nuk paraqet garanci bankare për posedim parash kesh, as plan teknik punimesh, as staf të kualifikuar, as makineri e pajisje, e madje nuk thua të vërtetën, se në projekte të freskëta që ke patur në dorë, qeveritë e vendeve të tjera të kanë paditur për miliona dollarë apo euro. Atëherë, për çfarë mund t’i përdoresh paratë që do marrësh? Mendja ta do, që ato mjaftojnë vetëm për t’u shtirë sikur punon, dhe për t’i futur në xhepat e tua dhe të të tjerëve sipas… projektit.

Është një llaf goje megjithatë, të akuzosh punonjës, e për më tepër drejtues të lartë të Bankës Botërore se kanë ndërhyrë për një firmë të caktuar. Aq më tepër, të thuash se janë angazhuar që firma të plotësojë shpejt e shpejt mangësitë “e letrave” që gjeti Komisioni i Vlerësimit dhe kanë urdhëruar këtë komision ta çojë ujin (mënyrë të thëni, se uji nuk u pa gjëkund) në mullirin e kompanisë gjermane PWT, duke shtyrë edhe datën e validitetit të ofertës. Por kjo ka ndodhur dhe e provojnë dokumentet, përveç burimeve të besueshme.

Nga ana tjetër, është fakt që drejtoresha rajonale e BB-së për Ballkanin Perëndimor dhe drejtoresha për Shqipërinë, në të njëjtat rrethana por me shifra stratosferike, kanë rrëzuar në Bangladesh një mega-projekt për një urë jetike gati 3 miliardë dollarësh me Indinë, duke marrë indinjatën e një populli të tërë dhe qeverive respektive. Këto të fundit, në mos për gjë tjetër, për ndonjë premtim elektoral që kishin bërë dhe që u ka kushtuar zgjedhjet.

Atëherë, ç’tregon rasti ynë i vockël i Durrësit? Tregon që zyrtarët që kanë mundësinë e firmosjes së milionave apo miliardave janë njësoj të dyshimtë, pavarësisht nga kombësia dhe lloji i detyrës, teknicienë apo politikanë. Aq më shumë, kur Banka Botërore s’para i mbyll çështjet e saj me burgime, por vetëm me përjashtime nga puna apo ulje në detyrë. Dhe janë të njëjtët që publikisht bëjnë moral dhe japin udhëzime sesi duhen shtuar taksat, se si të përmbahen shpenzimet publike, se si duhet shtrënguar rripi e të dalin hesapet në rregull, pavarësisht kostove mbi shtresat e varfra. Por as kjo nuk është ndonjë gjë e re. Sepse zakonisht, hajdutët e mëdhenj janë dhe moralistët më të mëdhenj.

Share This Article
13 Comments
  • P I K E !!!!!!!
    NUK E LUAN NGA VENDI AS BOMBA ATOMIKE!
    FUKARRENJTE DO TI MBAJNE GJHITHE JETEN MBI KURRIZ MONSTYRAT HAJDUTE!!!!!!!
    PIKE !!!!!!

    • Do te isha dakord me shkrimin e zotit Kociko,e do te bashkohesha me patetizmin e komentuesit te mesiperm se nuk e “luan gje”, por me pengon SELEKTIVITETI.
      Ka kaq shume afera korruptive te qeverise se sotme,te cilat i ka vene ne dukje me saktesi zoti Ben Blushi,sa te merresh vetem me pjesen e LSI-se ne korrupsion,me e pakta do te ishte ta quanim selektivitet.E megjithate ne po e quajme keshtu.
      Ka afera korruptive uleritese nga ministra e drejtore te ndryshem te kesaj maxhorance.E ta merr mendja se shumica e tyre i takojne pjese socialiste te zotit Rama,e me pak asaj leseiste te zotit Meta,per vete faktin e thjeshte te ndarjes proporcionale te domeneve te pushtetit.
      Si nje lexues besnik i shkrimeve te zotit Kocike,por edhe te zoterinjve te tjere ne kete gazete te nderuar,nuk mund te mos e ve ne dukje faktin qe duket sheshit te selektiviteti ne demaskimin e korrupsionit dhe te dyshuarve per korrupsion.
      Une ne cilesine modeste te komentuesit anonim,natyrisht me modesti dhe respektin qe nuk me mungon si per botuesin ashtu edhe per kolumnistet e saj,do te kujtoja urtesine mijevjecare te njerezimit se “ai qe te do,edhe te qorton me shume”.
      Fakti qe mund te kete perkime te qortimeve tona,me ato te kundershtareve politike( si Saliu) nuk duhet te perbeje argument,perndryshe do te tregonte varferi te thelle intelekti.
      Meqe jemi ne nje forum te majte,po sjell nje shembull nga figura me e madhe qe ka nxjerre e majta,megjithese konsiderohet si i ekstremit te saj.E kam fjalen per Marksin.
      Marksi,gjate kohes qe qendronte ne Londer,shkruante ne gazeten me konservatore londineze ,ne “Pall Mall”.
      I ashtuquajturi “babai i komunizmit” shkruante ne shtypin e djathte,konservator,aristokratik londinez!
      Marksi e shpjegonte kete me faktin qe kjo gazete ,pavaresisht qendrimeve diametralisht te kunderta me te,ishte e pashitur ne interesa.
      Edhe Marksi bente te njohur qendrimin e tij per publikun anglez,edhe gazeta mbante qendrimin e saj diametralisht te kundert.
      Ky eshte shtyp i vertete.
      E them kete,se edhe pse e majte,gazeta jone nuk duhet te intimidohet nga kjo perkatesi dhe te mbaje qendrim standard kunder krimit dhe korrupsionit,aq me teper qe kjo maxhorance qe eshte ne pushtet,vec emrin ka socialiste,sepse,sic e thote me te drejte zoti Ben Blushi,nuk e lidh asgje me idelaet socialiste,vec abuzimeve me to.
      Prandaj,zoti Kociko eshte ne nderin tuaj te hidhni drite edhe ne korrupsionin qe po uleret ne dikasteret e drejtuara nga te besuarit e zotit Rama.

  • PSE HAXHINASTO E LARASKAT E BB-se !

    Bashke-vjehrri i Naços, nje surrogat lsi-st, nen drejtimin e nje te korruptuari kampion pa konkurrente ne “world guiness”, me dashuri e qetesi eshte pergatitur me kohe e vakt per ti dhene lamtumiren Shqiperise: eshte ne posedim te “green card” amerikane, siç eshte edhe Naçua i tij i dashur i zemres, i shpirtit, i xhepave te mbushura me para te vjedhura nga djersa, mundi e sakrificat e shqiptareve.

    Dhe dihet fundi i tyre, ne krahet e Donald Lu-se nuk ka bajloz qe mund ti cenoje te ardhmen e tyre te mire programuar. Nuk kane ose kane fare pak nevoje te perdorin Ismail Mulletet e turnit per te fshehur grabitjet qe i kane bere ne vite pasurise se shqiptereve, jane bijte e bijat qe u linden te pasur qe pa u krijuar biologjikisht.

    Ne shkrimet e kaluara, eshte publikuar edhe Tabela komparative e ofertave te tenderit. Po ta shohesh me syte e David Michaud, Artan Guxhos, Ellen Goldstein dhe surrates Tahseen Sayed, e natyrisht te Haxhinastos, amerikanit te munguar edhe per pak, oferta me e pranueshme eshte ajo e PWT-se, sepse, siç mund te shihet edhe nga tabela oferta e saj eshte 26,3 milion €uro !
    Me pas renditet J.V. Putignano & Degremont & comp. me 27,1 milion €uro, e ndjekur nga Turqit me 32,8 milion €uro, francezet e Vinci-t me 37,5 milion €uro dhe ne fund shqiptaro-turket me 41,3 milion €uro .

    Siç shihet diferencat jane stratosferike, por le te marrim ate te PWT-se dhe Vinvi-t, diferenca eshte plot 11,2 milion €uro !

    Duket sikur do ndertojne dy vepra te ndryshme ne dy planete te ndryshme, edhe pse behet fjale per Ujesjellesin e Durresit. Arsyeja e kesaj diference qendron pikerisht ne nje nga mekanizmat me pervers te ofertimeve ne tenderat e botes perendimore.

    Per ta sqaruar me mire le te marrim shembull konkret pikerisht nga ky tender ne realizim e siper: ne njeren nga tabelat sinoptike (ne excel) ne zerin C2C4 – Goods acquisition – blerje e materialeve primare, ne daten 15 maj 2015 rezulton e kompletuar blerja e bullonerive te nevojeshme nga ana e Putignano & figli me kete shenim :

    “Addendum#1: purchase of spare parts & increase of amount from 220,799.25 to 343,668.94 EUR. Addendum#2: extension of deadline to Dec. 30, 2015.”

    Pra bulloneria e planifikuar nga mendjendriturit e Haxhinastos, eshte blere me nje shtese ne kontrate me vlere te shtuar me 127.869,69 €urosh, ose 1,56 here me shume ose me shtrenjte “.

    Ketu qendron edhe perversiteti i ketyre hajduteve jo dhe aq profesioniste: konkretisht ose eshte shtuar numuri i bullonave qe Haxhinasto boys kishin planifikuar fillimisht, ose me kleçken e tipologjise kane ndryshuar cilesine e tyre (te bullonave).

    Per ta plotesuar kuadrin e ofertave te PWT-se dhe Vinci-t, duke shfrytezuar kete “difekt”, ne ofertat e tyre me siguri kane vendosur çmime minimale, per tu shndruar me pas, me ndihmen e Guxhove e Michaud-eve, ne “veze te arta”, pra duke rritur numurin dhe ndryshuar tipollogjine, I njejti mekanizem me siguri eshte perdorur edhe ne shume zera te tjera si per forniturat ashhtu edhe per punimet, duke “gonfiuar” zerat me pak peshe, per tu shumefishuar ne sasi gjate realizimit te Ujesjellesit.

    Eshte nje praktike e ndyre qe perdoret gjeresisht ne tenderat perendimore, natyrisht me pelqimin e “potenteve te turnit” !

    Ne rastin e Ujesjellesit te Durresit, me borxh per tu paguar deri ne vitin 2036, me interes 3,85 e 3,75% vjetore, uji i rubinetave te Durresit do jete i kripur jo vetem per durrsaket e nxire edhe ne dimer, po per gjithe shqiptaret qe nga Vermoshi i dashur i Edi Rames, deri tek Konispoli i Kokedhjerit te Himares se Neranxit te emberlsirave ne ish bllok me ngjyroses kancer shkaktues.

  • Artikull i mireargumentuar dhe me te verteta te medha. Mos valle duhen nxjerre edhe aferat e tjera ne uje-vjedhesat e qyteteve te tjera!? p.sh Elbasan, Fier, Pogradec, Berat, ku nuk eshte perfshire BB por Drejtoret e tyre me lidhje nepotike e krahinore me politikane ne pushtet dhe ne ish-pushtet. Nxjerja ne drite e ketyre pazareve te pista tregon se sa apatik dhe pa gjak eshte populli ne teresi. Po ta filloje ceshtjen nje parti politike, per interes personal ngrihen disa qindra (qe neser pretendojne te kapin kocken e premtuar) dhe disa mijera manipulohen per te plotesuar votat. Kur shtypi serioz ngre ceshtje me rendesi jetike per publikun dhe interes kombetar, asnjeri nuk zgjohet sepse nuk i ka thene partia dhe gazetari nuk e ndihmon dot qe te gjeje nje pune zyre ku me pas te beje palle. Respekte Alqi qe ben punen, duke kujtuar se shume meren me punen e tjetrit!

  • Bytherrjepur jane populli i shkrete qe po pa uje do te mbetet, jo keta qe firmosin..keta te fundit jane pjese e lojes. Persa i perket Bankes Boterore, shikoni TEC-in e Vlores, ai eshte shembulli me flagrant i “kompetences” te keshillimeve “zhvilluese” te BB; ne kete rast harxho mbi 100 mln USD credi (sot 100 mln Euro) per te ndertuar nje veper qe nuk funksionon, difektoze, por edhe po te funksiononte do te ishte jashte kompeticionit te tregut, shtoji edhe kredise kostot e viteve qe nuk eshte vene ne pune (nja 10 vite me duket), çuditerisht me kete “investim” ishin dakord si Nano qe e nisi, ashtu edhe Berisha qe e bitisi. Pse nuk beni nje gjurmim si gazete se si jane punet me kredine e TEC-it te Vlores?

  • GJIKNURET DHE WIKILEAKS

    Dikush me lart shprehu habine per trajtimin e drejte te DITA-s per grabitjen eklatante ne investimin me borxh nga BB-ja ne Ujesjellesin e Durresit !

    Ja te shtoj edhe ndonje kuriozitet tjeter: eshte e habiteshme se mbi ç’baze eshte bere blerja e materialeve te Ujesjellesit para se te shpallet fituesi i tenderit. Eshte shkelja me flagrante e çdo tenderi ne boten perendimore. Eshte rezultat i korrupsionit te ndyre gjithe perfshires qe nga Haxhinasto e kompania e tij e deri tek surresterit e BB-se.

    Ja dhe nje tjeter shembull edhe me tragjikomik: ne dokumentat e publikuara nga Wikileaks – te ragrupuara ne “The Saudi Cables” – po te futesh ne kerkim “Albania” dalin nje sere dokumentash qe kane lidhje me vendin tone.

    Ne njerin, nuk di se me çfare mentaliteti, Ferid Hoxha, rezulton si perkrahes i kandidimit te Saudi Arabise ne Keshillin e OKB-se per te drejtat e njeriut !?

    Ai qe eshte edhe me interesanti eshte : https://wikileaks.org/saudi-cables/doc17111.html .
    Ja çfare permban ai:
    Emri: RO.GAT SECURITY SHPK
    Nrllogarise IBAN NO. MONEDHA
    17-01-0010000675.95 AL90203110272010149011007353 EUR
    BENEFICARY NAME: RO.GAT SECURITY SHPK BENEFICARY BANK: UNITED BANK OF ALBANIA SWIFT: AAISALTR

    Me thjesht eshte nje pagese prej 1.007.353,00 €urosh (njemilion e shtatemije e treqind e pesedhjete e tre) nga Saudi Arabia, ne favor te shoqerise shqiptare Ro.Gat Security Shpk ne nje banke ne Tirane.

    Po kush eshte kjo shoqeri mund ta gjejme fare thjesht ne QKR, e rregjistruar me NIPT: K11613005V

    Ne nje nga vendimet e 13-11/2015 nder te tjera lexohet:
    “… Emerimin e Z.Vangjel Gjiknuri ne pozicionin e Drejtuesit Teknik-Administrativ ne veprimtarine e tregetimit dhe import-eksportit te armeve, pjeseve dhe municioneve te kategorive “Bl” “B4” “C” dhe “D”. Bar-kafe “)”

    Po te shohesh xhiron vjetore te shoqerise p.sh. ne vitin 2014, vlera e parave te ardhura nga kushdikush ne Saudi Arabia, eshte pothuajse dhjete here me e madhe ?!

    Zakonisht jemi mesuar te degjojme per Saudi Arabet te jene kerkim-prodhuesit me te medhenj ne bote te naftes dhe produkteve te saj te perpunuara. Edhe ne vendin tone Damiani, ish kamereieri, se fundmi ka dhene disa liçenca (siç ishte ajo e Bllokut 8) ishujve Virxhin e kushdiku.

    Nuk di nese Vagjel Gjiknuri i liçencuar per te blere pistoleta kudo ne bote, i SO. GAT Security-se, do e perdore kete milion euro te Sauditeve per to, apo do ja kaloje Damianit “te ndershem” per te liçencuar ne ndonje nga Blloqet e mbetura, zemrgjeret saudite ne kerkim te naftes shqiptare.

    Vemje, ndyresira, te korruptuar kriminele !

  • Per nje sy te vemendshem kaq “korrupsion” sa kane bere keta eshte I pranueshem do ta thoja “pa thonjeza” qofte nga vlera qofte dhe nga faktet e vaketa.

    Puna e piste ne kete rast eshte se xhelozia apo Inati kozmik I firmes humbese ka gerrmuar politikisht aq shume sa ja jep Alqit ti botoje dhe te beje namin..pra nxirret inati I humbesit dhe gazeta behet “interesante”

    Ajo qe nuk shon biles eshte neveritese eshte se po afrojen votimete ardheshme dhe I duhen materiale LULES e kam fjalen per ate trapin e Hollandes per fushate electorale

    =============

    Pra me thjeshte Alqerit po luftojne me HEROIZEM kunder disa kilogram vjedhje te kohes edirames….dhe kane harruar apo mbyllin syte per tonelate krime dhe vjedhje te berishajve

    KESHTU…nqs do perdorim koeficentin e Alqit qe perdor kunder edi rames dhe haxhinastos..I bie qe te futet ne burg te perjetshem Rajersoni-berisha-blerim cela per floriririn e Londres qe nuk dihet ku u tret

    KESHTU…nqs do perdorim koeficentin e Alqit qe perdor kunder edi rames atehere do pushkatojme berishen bashen dhe ambasadoren MR per rrugen e kombit..etj etj

  • Alqi, BB ka shume histori klienteliste ne biznesin e ujit duke “keshilluar” politika privatizimi.Me emblematike eshte “beteja per ujin” ne La Paz, ku aktore private qe IWL(me aksionere Bechtel). Nje liber me vlere ka shkruar Anne Cristine Slojander Hollande qe denoncon keto projektet diabolike te BB dhe agjencive respektive te Okb. Barriera e ardhshme eshte uji, qe padyshim do privatizohet, se ashtu komandon vala e re neofeudale.BB eshte instrument kyc ne kete proces, bile eshte aq e pavarur saqe drejtorin e BB e emeron presidenti i Usa, pra, shih kujt politike i sherben. Edhe ne Fmn eshte vetem nje vend me te drejten e vetos, pra e kote te flasim per organizma te pavarur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *