Një këngëtare pop e cila këndoi për 45 minuta, pasi ishte kafshuar nga një kobra, gjatë performancës, ka vdekur në skenë duke u rrëzuar para publikut të saj.
Irma Bule ishte e njohur për performancat e saj me gjarpërinj, por kobra me të cilin po vallëzonte gjatë të dielës nuk ishte edhe aq miqësor me të.
29-vjeçarja ishte duke performuar në fshatin Karawang të Indonezisë, kur ndodhi tragjedia.
Pas këndimit të disa këngëve, ajo aksidentalisht shkel kobrën e quajtur Rianit.
Pas këtij veprimi, gjarpri e kafshoi në këmbë duke i injektuar helm në gjakun e saj.

Irma Bule, si me qenë shqiptare.