Policia daneze arreston katër të dyshuar për terrorizëm

Elton Tafaruci

Policia daneze arrestoi katër persona me dyshimin se kishin dalë vullnetarë për të luftuar për llogari të ISIS-it në Siri.

”Arrestimet u kryen në kryqytetin danez, Kopenhagë, në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë së policisë daneze, PET”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Policia refuzoi të jepte informacione të hollësishme lidhur me njoftimet paraprake që patën nga shërbimi sekret i vendit.

Ministri danez i Drejtësisë, Soren Pind deklaroi se arrestimet ishin një tregues që autoritetet ishin në rrugën e duhur në përpjekjet për të ndaluar ikjen e vullnetarëve drejt Sirisë apo Irakut.

Sipas një deklarate të PET-it, 115 persona kanë ikur nga Danimarka për të lkuftuar në Siri, ku 19 prej tyre kanë vdekur

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *