Protesta në Lesbos dhe përleshje në Idomeni mes policisë dhe refugjatëve

Elton Tafaruci
A Frontex staff member escorts a Pakistani migrant on a ferry for Turkey in the port of Mytilini of the Greek island of Lesbos, Friday, April 8, 2016. Forty-five migrants from Pakistan were deported to Turkey on Friday under the EU agreement with Turkey. (ANSA/AP Photo/Petros Giannakouris)

Rifilluan  në Lesbos protestat kundër dërgimit të emigrantëve nga Greqia drejt Turqisë, sipas një marrëveshjeje mes Bashkimit Evropian dhe Ankarasë.

Disa protestues janë hedhur në det, përpara portit të Lesbosit, në përpjekje për të penguar nisjen e anijeve të mbushura me refugjatë.

Në bordin e njërës prej tyre ka refugjatë pakistanezë, që sipas autoriteteve nuk kishin paraqitur kërkesa për azil.

Pas dërgimit të 202 personave ditën e hënë, operacionet ishin pezulluar.

Ndërkohë, një grup prej dhjetëra refugjatësh, i përbërë nga fëmijë dhe gra arritën të kalonin kordonin e policisë greke, që ndodhet rreth 200 metra larg gardhit me tela të ndërtuar nga ushtria maqedonase.

Emigrantët në këtë zonë protestonin kundër mbylljes së hekurudhës ndërkombëtare që lidh Maqedoninë me  Greqinë.

Grupi, i cili arriti të kalonte kordonin e policisë vendosi tenda dhe u ul në afërsi të gardhit me tela, mirëpo situata u përshkallëzua në momentin kur qindra refugjatë të tjerë u përpoqën t’i bashkohen grupit të grave dhe fëmijëve.

Policia greke, për të parandaluar afrimin e refugjatëve në gardhin me tela, përdori edhe forcën.

Në gjithë territorin e Greqisë ndodhen mbi 50 mijë refugjatë, ndërsa vetëm në kampin e refugjatëve në Idomeni ndodhen rreth 12 mijë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *