Një incident është shënuar në Prishtinë, pak para nisjes së ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.
Dy kapsolla me gaz lotsjellës janë hedhur pranë të ftuarve në ceremoni, ndërsa u krijua kaos mes tyre.
Policia arrestoi gjashtë persona, të cilët dyshohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në sheshin “Skënderbej”, gjatë kohës që pritej të fillonte ceremonia e marrjes së detyrë nga presidenti Hashim Thaçi.
Sipas policisë, të arrestuarit kishin me vete çanta, ku dyshohet se mbanin gazin lotsjellës.