Pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me eurodeputeten Tanja Fajon
.Basha ka theksuar gjatë takimit se Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike.
Shqipëria dhe stabiliteti i saj, vijoi Basha është e rrezikuar pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Partia Demokratike, vijoi kreu i PD-së, qëndron fort për vlerat dhe parimet demokratike, Kushtetutën, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësinë e pavarur dhe të pakapur që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin me lidhje qeveritare.
