Tre automjete janë djegur plotësisht në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, mes të cilave është edhe makina e drejtorit Elidon Beli.
Makina e dytë që është djegur i përket një inspektori, kurse automjeti i tretë ishte i bllokuar nga autoritetet.
Nuk dihet personi që mund t’i ketë vendosur zjarrin makinave.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të gjetur personin/at përgjegjës.
