Gazetari Milaim Zeka ka zbardhur për INA detaje lidhur me rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës. Sipas tij, një mashtrues i thirrur në emrin e SHBA-ve dhe CIA-s kishte vendosur në kurth grupin e shqiptarëve.
“Ka qenë një mashtrues, i cili e ka vënë grupin në kurth dhe lajthitje, pikërisht duke u thirrur në emrin e Amerikës. Të vërtetën e dijnë ndërkombëtarët, dhe shpresoj se Qeveria amerikane do të ndihmojë dhe ndërhyjë në këtë drejtim, pasi loja kryesore në këtë tragjedi të rëndë është luajtur pikërisht në emrin e CIA amerikane dhe ushtrisë amerikane”, theksoi për INA, gazetari Milaim Zeka.
Ai thotë se të gjitha organizatat dhe palët e tjera politike dhe institucionale në rajon duhet të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti, që ishte planifikuar nga shërbimi sekret maqedonas. (INA)
