Në pikën kufitare në Merdare u arrestua Milovan Bojaniç, ish-gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe serbe që njëkohësisht ishte shumë i afërt me Sllobodan Millosheviçin.
“Gjenerali i ushtrisë serbe, Milovan Bojoviç është ndaluar dhe ka dyshime se ka përgjegjësi për krime kundër civilëve të paarmatosur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ndërkaq, në reagim thuhet se këto krime deri më sot kanë mbetur të pandëshkuara përveç se është mbajtur një gjykim i improvizuar në Beograd për vrasjen e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriçi dhe Gashi.
