Gjykata franceze: T’i thuash berberit gay nuk është homofobi

Elton Tafaruci

Një gjykatë në Paris ka vendosur se ta thërrasësh berberin  gay nuk është homofobi, sepse “sallonet e flokëve rregullisht punësojnë njerëz homoseksual”

BBC shkruan se ky rast ka të bëjë më një punëtor të një salloni, i cili ishte përjashtuar nga puna pasi që nuk kishte shkuar në punë për shkak të sëmundjes.

Shefi i tij ia kishte dërguar një letër rastësisht, ku e kishte ofenduar, prandaj dhe berberi i ishte drejtuar gjykatës për punësim, duke pohuar se ishte larguar nga puna padrejtësisht.

Por, gjykata vendosi se largimi i tij nga puna nuk ishte bërë me motive homofobike.

Letra e shefit të sallonit, dërguar berberit thotë: “Nuk do ta mbaj në punë [punëtorin]. Ka diçka që nuk me pëlqen rreth këtij djali. Është një pederast i fëlliqur.”

Shefi kishte përdorur termin francez “PD”, i cili përkthehet si “pederast”.

Në arsyetimin e saj, gjykata kishte thënë: “Nëse e vendosim në kontekstin e fushës së profesionit të floktarit, këshilli konsideron se termi ‘pederast’ i përdorur nga shefi nuk mund të konsiderohet si ofendim homofobik, sepse sallonet e flokëve rregullisht i punësojnë homoseksualet, posaçërisht në sallonet e femrave, dhe kjo nuk paraqet asnjë problem hiç.”

Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë e kanë quajtur vendimin e gjykatës si skandaloz.

Share This Article
1 Comment
  • Qenkan shtuar me shumece enetaret e PD ne France, ku shume komentues e kane quajtur vendimin e gjykates skandaloz. Po si quhen ndryshe keta te PD (paskan edhe inicialet e Partise se kriminelit Sali), te na e thone, qe te mos u themi me PD, por b** q**. direkt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *