Policia kineze kreu kontrolle në një kompani investimesh në Shangai duke arrestuar të paktën 20 persona të dyshuar për përfshirje në një skemë piramidale me vlerë 4,6 miliardë dollarë, njoftoi dje agjencia zyrtare kineze e lajmeve, HSINHUA.
”E krijuar në vitin 2013 me një fond prej 1,5 milionë dollarësh, Zhongjin Assets Management ishte një nga më shumë se 50 kompanitë… e lidhur me Zhongjin Group”, theksoi agjencia.
”Grupi Zhongjin Group mashtroi investitorët me rreth 5,25 miliardë dollarë”, njoftoi në gjuhën kineze HSINHUA-ja, ndërkohë që në Twitter ajo shkroi në anglisht se shuma ishte ”mbi 4,6 miliardë dollarë”.
Sot, të gjitha të dhënat në internet të Zhongjin Group ishin të padisponueshme.
”I dyshuari kryesor i grupit, Xu Qin si edhe disa bashkëpunëtorë të tij, u arrestuan në aeroport, në përpjekje për t’u larguar nga vendit”, tha policia kineze.

PER KINEN, MILIARDA JANE QIME.
TRILIONA DO TE NDIHEJ NDOPAK.