Skandal në KQZ me ekspertët e huaj: “Këshillohen” të zvarrisin projektin e USAID për rezultatet e 23 Qershorit

anazapta

Ekspertët janë pajtuar për dy projekte të rëndësishme. Ata po punonin për ngritjen e dy sistemeve të rëndësishme për kontrollin e integruar të numërimit të votave nga ZAZ-të dhe për transmetimin në kohë reale të numërimit të votave

 

 Dy ekspertë të huaj të pajtuar nga USAID për ngritjen e dy sistemeve elektronike që do të rrisnin transparencën dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor janë bllokuar në punën e tyre si pasojë e një ndërhyrje të drejtuesve më të lartë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E gjitha kjo histori nis  më 5 mars 2013, ditën kur KQZ-ja miratoi strukturën e shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet e këtij viti, në të cilën ka parashikuar fonde të posaçme për shërbime për regjistrimin dhe transmetimin e numërimit të votave (rreth 118 milionë lekë), si dhe fonde për një sistem të integruar të dhënash zgjedhore ( rreth 14 milionë lekë).

Për ngritjen e këtyre sistemeve, KQZ-ja ka marrë gjithashtu fonde në kuadër të një projekti të financuar nga USAID. Për zbatimin e këtij projekti, USAID ka përzgjedhur dy ekspertë të cilët sipas kontratës së lidhur duhet të përfundojnë formatimin e sistemit dhe duhet të garantojnë zbatimin e tij për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Megjithëse KQZ-ja, si institucioni qendror i ngarkuar nga ligji për administrimin e zgjedhjeve, duhet të  garantojë një proces zgjedhor transparent dhe të ndershëm, nga burime të brendshme pranë administratës së saj informohemi se, për këto sisteme ajo po “kujdeset” që të mos bëhen efektive për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Rekomandimi

Ditët e fundit, drejtues të lartë të KQZ-së kanë thirrur ekspertët e huaj të kontraktuar nga USAID, dhe iu kanë kërkuar që “të mos nguten në formatimin dhe ngritjen e sistemit”, pasi ai “nuk është i nevojshëm që të bëhet efektiv për zgjedhjet e vitit 2013”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, se ky komunikim i është konfirmuar zyrës së USAID  në Tirane nga vetë ekspertët e  huaj. Kuptohet që konfirmimi i këtij informacioni nuk ka kënaqur drejtuesit e zyrës së USAID në Tiranë, duke shtruar në vetëdijen e tyre shumë pikëpyetje për qëllimet që fshihen pas kësaj kërkese për shtyrje.

Duke pasur parasysh atë çfarë ndodhi me transmetimin apo edhe manipulimin e rezultateve gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2009 apo edhe në zgjedhjet e vitit 2011, reagimi i parë që të vjen në mendje pas këtij rrëfimi është: A po përpiqet përsëri Berisha që të përdorë metodat e vjetra, të manipulimit të shifrave, apo edhe të llogaritjeve të gabuara të totalit të tyre për çdo ZAZ, ashtu siç ka bërë në zgjedhjet pararendëse (sjellim në vëmendjen e lexuesve shifrat e manipuluara në totalin e tyre për disa ZAZ, në zgjedhjet e vitit 2009, për PDK-në, aleatin e sotëm të kësaj qeverie)?

 

********

 

A mjafton t’i tërheqësh veshët Berishës?

Nga Xhevdet Shehu

Dje u çanë mediat dhe u tund parlamenti lidhur më një të ashtuquajtur tërheqje veshi që Edi Rama i ka bërë djalit të Neritan Cekës në Vjenë. Pavarësisht se drejtuesit austriakë të “Renner Institut” mohuan po dje incidentin, ai u amplifikua aq shumë nga Berisha, i cili në histerizëm kërkoi dje në parlament ngritjen e një komisioni hetimor për incidentin. Kjo ishte e gjitha një nga ato shashkat e zakonshme nervakëputura të një Berishe sa herë ndodhet në situata të vështira, si kjo që po kalon tani me problemin e KQZ-së.

Sepse në fakt, kjo që po ndodh me KQZ-në është dramatike. Një Kryeministër po sfidon të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe të brendshëm. Që nga momenti që Berishës i lindi ideja të ndërhynte dhe të prishte raportet e krijuara në KQZ, ishin ambasadori amerikan, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Jonathan Moore, ishte Stefan Fyle dhe partnerë të tjerë të fuqishëm që i tërhoqën menjëherë veshin Berishës dhe i thanë: Larg duart nga KQZ-ja! Por ai bëri atë që bëri. Tashmë kemi një KQZ gjysmake, tërësisht nën kontrollin e Berishës, pas dorëheqjes së parevokueshme të tre komisionerëve.

Ndërkohë gjatë ditëve të fundit, janë sërish partnerët tanë perëndimorë, ambasadorët e akredituar në Tiranë, por edhe nga Parlamenti Europian e OSBE-ja që i tërheqin veshin Berishës dhe e këshillojnë të tërhiqet dhe të riformatojë me konsensus dhe urgjentisht KQZ-në, përndryshe rrezikohen seriozisht zgjedhjet e 23 qershorit. Përfytyroni, edhe Doris Pack dje i doli kundër Berishës. Eurodeputetja mjaft e njohur në Shqipëri si një nga mbështetëset më të forta të Berishës në Parlamentin Europian, që i doli në krah Berishës edhe në ditët më të vështira të tij si në pranverën e 97-s dhe në ditët e grushtit të shtetit të 98-së, dje pra tërhorazi i tha Berishës: Mjaft më, e ke kaluar çdo kufi dhe nuk të mbrojmë më tutje…

Propozimi që bëri dje opozita për rikonfigurimin e KQZ-së sipas formulës 3 me 3, ndërsa kryetari të zgjidhet me konsensus, është një zgjidhje që, sipas burimeve të gazetës ‘DITA’ gëzon edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Figurativisht, mund të thuhet se kesaj here Berishës po ia heqin jo njërin vesh, por të dy. Ndoshta ai pandeh se po i fërkojnë kokën? Ku i ka mbetur ora ketij njeriu? Kjo sjellje është antidemokratike, por edhe turpëruese për shoqërinë shqiptare të vitit 2013.

***

 

Share This Article
11 Comments
  • Aq shume i ka ngullur rrenjet ne injorancen tone ky lloj kafshe,sa dhe neqoftese nuk do te egsistonte me ,prap do te duket mentaliteti derrmues te shtresa e vogel e injorances shqiptare.pra dhe kete kafshe do ta kemi gjithmone ne zemrat tona .por jo per mire ,por per keq.sic zejne vend tek zemrat tona gjerat e mira,ashtu zejne vende dhe gjerat e keqija.si ne kete raste ,mjegulla e zeze qe ka mbuluar shqiperine.

  • Saliu ka marre rrugen e m..tit. Ne ate rruge kan ecur shum te tjere para tij qe i jane kunderven popullit te tyre. Une u bej apel atyre qe jane pas tij dhe qe kane dy fije mend: largohuni sa nuk eshte vone. Lerini vetem mercenaret pa tru, se fundi i Saliut do jete serish i dhimbshem. por kete here nuk do ta fale njeri sic e falen ne 97-n.

    • mire e ke ti o “Fijtorja” e Saliut. Saliun te parin dhe me kehmish force madje. Atje pastaj do kaloj nga “fijtorja ne fijtorje” si dikur idhulli i tij te cilit i conte shurren ne Paris. Plehra zaptuse!

    • ti me ate nick name fitore te keqat tja maresh e tja thithesh ti saliut se me duket ja paske nevojen por po ste dolen ke dhe tonat,car beni more plera se jeni bere hipokrit duke sajuar lloj e lloj tentativash rrugacerore per te inkriminuar te tjeret ..

  • Sali Bisha ka humbur ne perandorine e droges dhe papergjegjshmerise njerezore. Pamjen e ka si te anetareve te bandave cetnike, qe ai fort i do dhe per zemer i ka.Ka qene dhe eshte ne sherbim te Serbise. Ky person, pervec vesheve do te terhiqet nga hunda si te filmi me Kanan Tafilin dhe ashtu prej hunde zvare drejte e ne gjykate.

  • Po çkeni qe i bini ne qafe Berishes. Ai eshte ne misionin e tij te dhene deri ne detaje nga shefat ne Beograd. te krijoj kaos, furtune, destabilitet e anarkizem te papare. Jo me larg se tre a katyer dite me pare Daçiç u tha serbeve se ne se futej me pare ne Europe Shqiperia dhe shqiptaret, atehere serbet duhej qe te benin harikiri ( vetevrasje)
    Kjo eshte vija e sjelljes per agjentin e tyre ne Tirane, Berisha.
    Per te mos i a henger hakun duhet qe te te pohojme se kete detyre njeriu qe u a ka shitur shpirtin serbeve, detyren e ngarkuar po e kryen me se miri dhe ne menyre krejt shembullore. Po i shkateron qe te gjitha institucionet demokratike ne vend, shtetin dhe te ardhmen e shqiptareve.Thjeshte duke i prezantuar ata para europes e me gjere si njerezmz me…bisht.
    Ky njeri nuk eshte as edhe i semure, por as edhe paranojak.
    Eshte thjeshte ne detyre.

  • Qe jemi 200 vjet prapa Amerikes ,e disa vendeve Europiane ,jemi. Po e pranojme
    se ne ekonomi ,per rrethana te ndryshme te brendeshme e pushtimeve te jashteme, jemi prapa,po nga mendja pse jemi kaq mbrapa,pasi po bejme 23 vjet qe shikojme e degjojme,vijne e na ndihmojne,na japin dhe mendje si te veprojme ne prap veprojme si ne mesjete . E po llokume ne goje nuk ka thot populli! Shikoni sa te bindur jane deputetet qe i ka votuar populli. Me te thene Saliu se do ngrem grup parlamentar per ngjarjen ne Vjen,me sa po degjojme e lexojme eshte e pergatitur , pa e vrar fare ate te shkret tru,per tere naten firmosen listen per hetim parlamentar,edhe pse jane te bindur qe do deshtojne,Pjekuri politike i thone kesaj. U prekupua qeveria per veshin e nje personi e nuk e prishi gjakun per nje ambasad qe nuk paguan dot qerane ,pa le gjerat e tjera. kUSH vete pa ftuar e gjen pa shtruar ,- thote nje fjale. Nje fare pergjegjesie duhet te mbajne edhe organizatoret e takimit, qe kan lejuar nje njeri te pa ftuar te hyj brenda .Jam i bindur se dhe ky komision do kete fatin e komisionit qe drejtonte Z. Halim. Halimi e Kadilli do te behet nje cift i mire……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *