Nga Kristi Pinderi – Kryeministri Edi Rama mendon se që të luftohet ekstremizmi fetar mes të rinjve në Shqipëri, duhet që shkollat publike të ofrojnë orë të veçanta për njohuritë fetare.
“Unë besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, t’i çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije, mundësinë që të armatoset me instrumentet e dijes dhe që të mos jetë nesër, viktimë e propagandës tunduese të atyre që nuk kanë asnjë lidhje me profetin Muhamed”, tha kryeministri në një aktivitet të organizuar nga komuniteti musliman.
Ka një përpjekje të padokumentuar siç duhet dhe thuajse të heshtur të politikanëve shqiptarë për të flirtuar me komunitetet fetare.
Mirëpo, specifikisht Edi Rama dhe më herët ministri i tij i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj kanë qenë politikanët kryesorë që kanë tentuar të fuqizojnë e legjitimojnë me një seriozitet e planifikim të frikshëm përllogaritjet dhe mbështetjet zgjedhore përmes flirtimit me fetë.
Veliaj propozoi që në vitin e parë në kabinetin qeveritar rritjen e fondeve publike për fetë me argumentin se më mirë tu japim neve (qeveria) donacione feve se kështu i kontrollojmë edhe më mirë se t’i lemë të mbahen nga donacione të huaja; e Rama s’ka pushuar nga dita e parë që ka ardhur në pushtet së bëri akrobacira fetare, herë duke detyruar Papën të bekojë djalin e tij, herë duke thënë “Jam katolik” (si për të ekuilibruar pritshmëritë e shumicës së fondamentalistëve ortodoksë, që ndoshta ndiheshin të çliruar për një tjetër kryeministër sipas tyre ortodoks pas Fatos Nanos, e pas muslimanit Berisha), herë duke hapur kryeministrinë për evente fetare si për ti bërë karshillik laicitet, e herë, si këtë herë, duke propozuar diçka që vende historikisht fetare, si Irlanda, për shembull, apo Franca, s’po dinë si ta heqin qafe!
Ka një kompleks të fshehur tek të dy këta pushtetarë: Veliaj, nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen e tij me kishën protestante përmes donacioneve të së cilës ka mundur të shkollohet. Flasim për një kishë protestante që duhet thënë se nuk ka një histori të mirëfilltë në Shqipëri, po të heqim raste sporadike si ajo e Motrave Qiriazi, të cilat mbahen mend për kontributin e tyre ne arsimin kombëtar më shumë se për ungjillimimin e tyre. Mirëpo e ka ndjerë aq shpesh si një lidhje që ndoshta mund ta dëmtonte sa s’ka lënë asnjëherë rast pa treguar mbështetje ndaj komuniteteve të tjera fetare, edhe atëherë kur askush nuk e ka pritur apo ia ka kërkuar.
Ndërsa Rama, sipas mendimit tim, e ka aq të theksuar kompleksin krahinor e fetar sa nuk le rast për të humbur pa u treguar njëherë si katolik, njëherë si ortodoks e njeherë si musliman i devotshëm. Nuk është në fakt, as i devotshëm e as ndonjë fetar i përkushtuar ndaj asnjë feje. Jo të paktë janë ata që madje besojnë se Zot ka betonin, jo atë zotin lart në qiell…
Liria e besimeve fetare është një e drejtë themelore e sanksionuar nga Kushtetuta e këtij vendi, e kaq mjafton!
Nuk ka në realitetin shqiptar asnjë përpjekje qoftë të shtetit qoftë të shoqërisë për të kufizuar zbatimin e kësaj të drejte. Ashtu siç, në fakt e dinë të gjithë, nuk ka esktremizëm fetar në Shqipëri. Mirëpo sa më shumë të kthehet feja në qëndër të ligjërimit publik, ndoshta aq më shumë do të polarizohet kjo shoqëri thelbësisht ateiste.
Shqiptarët e rinj që përfundojnë viktima të ekstremizmit fetar janë të tillë jo pse nëpër shkolla u ka munguar informacioni për fetë, por sepse vetë aksesin nëpër shkolla e kanë patur të kufizuar.
Nëse do të arsimosh një brez të ri e ta pajisësh atë me armë për të kundërshtuar ekstremizmin, forma më e mirë është ta arsimosh atë brez, të shpenzosh më shumë nga buxheti i shtetit që asnje fëmijë apo i ri të ndihet i përjashtuar nga sistemi arsimor, pavarësisht aftësive, talenteve, prejardhjes familjare, gjinisë, racës, mundësive ekonomike të familjes, etj. Pra të ndërtosh një infrastrukturë që i mundëson kujtdo akses në edukim, e ta pajisësh me aftësi për të punuar, e për t’u integruar.
Një grup të rinjsh që bëhen viktima të ekstremizmit, nuk bëhen se u mungon informacioni fetar nëpër shkolla, por sepse u mungojnë shkollat! Se u mungon perspektiva për të punuar e për të ndërtuar me dinjitet një jetë në vendin ku kanë lindur.
Tha Rama sot: “Globalizmi dhe relativizmi, që vjen nga një mirëqenie më shumë e trashëguar nga të tjerët sesa e fituar me mund, i kërcënon pareshtur nocionet themeltare të vlerave, që shpesh na duken si kuti boshe zbukurimi në shoqëritë tona, në të cilat nevojtari në rrugëtim nuk gjen me çfarë ta mbajë gjallë jo barkun, por shpirtin, jo gojën, por arsyen, jo interesin, por inteligjencën”
Eshtë i vetmi lider në Europë që mendon se shpirti mbushet ose nga parime ekstreme të konsumit globalist, ku domosdo dikush që nuk ka hapësirë për të zgjedhur se nuk ka kushte do ndihet i paplotë, ose nga ideologjia fetare.
E nuk e kupton dot Rama se shpirti mbushet shumë më mirë e shumë më shëndetshëm me dije e kulturë, që ta jep aksesi në edukim, jo aksesi në informacionin doktrinor. E një sistem edukimi të mirë, nuk e bën ekzistenca e orëve mbi fenë. Për të mos thënë që në shkollat shqiptare ka hapësirë të bollshme që të rinjtë të pajisen me informacionin mbi fetë, përmes lëndëve si historia, edukata qytetare apo historia e artit.
Kryeministri Edi Rama, këto gjëra i di shumë mirë, por ai vuan nga kompleksi për të hyrë në histori, ose më saktë: për të mbetur në histori! E ka thënë vetë këtë apo jo?
Viktimat e ekstremizmit fetar në Shqipëri janë të rinjtë që nuk kanë asnjë shpresë edukimi, punësimi dhe integrimi në shoqëri. Ilaçi i vetëm për këtë plagë është edukimi i tyre, krijimi i një sistemi ku kushdo mund të hyjë e të dalë nga shkolla i pajisur me logjikë, me informacion dhe i aftë të jetë kritik. Indoktrinimi fetar nuk mund të jetë as zgjidhje, as alternativë.
Ilaçi më i mirë në një botë globale dhe relative, siç e pranon Rama, është që të rinjtë të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre, e të jetojnë në një ambient që pranon diversitetin e tyre, që e shikon atë diversitet si një pasuri që mund të na bashkojë e të na bëjë më të aftë për të jetuar këtu, ashtu siç jemi. Kjo, kërkon jo lendë apo orë të veçanta për fetë, por kërkon një vend që e konsideron rininë si pasuri, edukimin si të drejtë e jo privilegj, pjesëmarrjen e tyre në vendimarrje si qëllim kombëtar.
Pastaj, secili të ketë mundësi të informohet mbi fenë e vet, apo fenë e të tjerëve, apo mbi ideologjinë fetare që më së shumti plotëson qënien e vet.
Por kjo, nuk mund të jetë qëllim apo verdikt i kryeministrit! Vendet ky kryeministri vendos se cfarë fëmijët duhet të mësojnë, janë vende diktatoriale, jo vende demokratike.
Feja dhe besimi është thelbësisht personal dhe ashtu duhet të mbetet. Feja dhe besimi nuk mund të jetëplatformë edukimi.
Ndaj shkolla është thelbësisht laike dhe pasuri e përbashkët, për të cilën nuk vendos dot një kryeministër i kompleksuar që nuk e di as vetë se çfarë feje i përket.

SA PER STATISTIKE,
KETO RASTE JANE TRAJTUAR SI DEVIJIME, GJATE GJITHE HISTORISE SE NJEREZIMIT.
VETEM KETO 50 VITE, KANE DALE PSEUDOTEORIRA QE TENTOJNE TI TRAJTOJNE SI NORMALITET.
prisni kur pederastet ram-velija te shpikin TAKS per fene
si mund ta futesh fene ne shkolle kur xhamine ja keni dorzuar arabeve dhe kishen grekeve????
fan noli pati shkruar nje ligj per fene ne shqiperi e njihni z.rama??
prandaj jashte feja nga shkolla nqs don te shpetosh shqiptaret cliro kishen nga greket dhe xhamine nga arabet
ta jap une nje ide duke pasur parasysh qe kudo ku ka shkuar arabia i ka paraprire feja po ashtu dhe greket keta dy popuj nuk e kane te ndare fene nga shteti pra me shume se mungese dije nga ana jone kjo ngjan me nje lufte sigurimesh sekrete
fatale per shqiptaret.lejimi i fese myslim ne shkolla mbapsi per rinin shqiptare.ajo fe mbarte primitivitet,fanatizem,dhe primitivitet.ketu duket qarte rama per interese politike manipulon te rinjet shqiptare me kete fe.turqit thonin per te sunduar nje popull perçaje qe ta sundosh,qe te jeshe gjithmone ne pushtet çoje popullin drejte injorances qe ta keshe me te lehte per ta manipuluar.Shqiptareve mesoje gjuhen shqipe dhe historine.
Perca dhe sundo eshte shprehje e romakeve dhe jo e turqve.
Ore bojaxhi,
Francezet jo vetem qe e kane hequr oren e fese nga
shkolla, por po diskutojne ne parlamente per te vene
oren e ateizmit.
Ky diletanti yne politik jo vetem qe nuk di, e nuk kupton.
Por me e keqja eshte se mendon qe vendime te kesaje
natyre mund ti mare vete.
Per keto gjera behen referendumet, jo per budalliqet qe propozon bojaxhiu.
Moj “sallake”
Ne e provuam shtetin ateist per 45 vjet dhe nuk ja pa kush hajrin.
Edhe Franca as qe e ka ndermend ateist_llëkun.
Le te marrim shembull boten perendimore qe i lejon kujtdo te mesoje fene e vet ne shkollat publike.
Keshtu ndoshta brezi i ri do behet më human dhe më i ndergjegjshem.
Edi Rama vazhdon realizimin e skenarit serb,per shkaterrimin e cdo gjeje shqiptare!
Te futesh FENE ne shkolla eshte SKANDAL i madh!
FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN!
Ashtu tha edhe xhaxhi enver
NE asnje menyre feja ne shkollat tona Kush ta ka mbushur mendjen per mbrapsh. Mos u tallni me kete popuull .Nuk kemi nevoje per predikime por per pune zoterinj te tegjithe ngjyrave.Njeriu po ka pune i ka te gjitha .Aty i ka kishat e xhamite qe keni ngritur sa nuk numurohen kush te doje le te shkoje mos i trazoni shkollat se vetem per mbrapsh dini te beni ne keto 25vjete te demokracise qe….ithencin
Mjere shqiptaret me kete dallkauk qe ngre xhamija dhe fut kurhanin ne shkollat shqiptare. Ky te jete vertet ashtu si thone ?
Feja ne SHKOLLA do jete budallalleku me I madh qe mund te behet.. Do ndahen dhe shkollat tani se kush do jete ortodokse myslimane apo kushedi sa rryma fetare Jane ne shqiperi ..!!!!!????? Kush do I bejne tekset???? E gjithe bota po perpiqet ta ndaj gene nga SHKOLLA kurse ne Shqiperi ????????
Eshte idiot I lindur apo maskara qe nepermjet mjekerosheve te fese don te konsolidoje diktaturen?Hiqjani sepaten nga dora se do te hyje ne rrugen e krimit
“Kris 1” mos vallë ti je Kris Pederi?
Kjo qe keni deklaruar zoti Kryeminister eshte slandaloze, eshte anti shqiptare sepse keni harruar porosine e Pasho Vase Shkodranit te madh: Mos degjoni kisha e xhamija, se fe e shqiptarit eshte shqiptaria!…
Ka shkolla te mjaftueshme ne shtetet arabe ku feja mesohet mjaftueshem, bile tash ka kaluar edhe ne fashizem…
E turpshme kryeminister, e turpshme!
DRENICA E KUQE
“Drenica e kuqe” te shkon më shume per shtat “Drenica komuniste”
Ky njeri vetem si te fusin ngatrresa dine.Ndoshta ne nje klas ka tre- kater nxens te nje besimi ose ka disa besime,si mund te mesojn ne nje ambjent.Apo rilindja e tij mendon se ben gjithcka.Dikush duhet ta vizitojn me cdo kusht sa nuk ka bere ndonje hata tjeter.Me vjen keq per partin socialiste qe mban nje gomar ne krye.
Problem nuk esht qe te mesosh nje or mesim, problem jeni ju mbetje e serbit qe mos te shtohen muslimanet, po sado qe te beni keni per te deshtuar,
Kuq e zi je nje injorat
Projekti për promovimin e fesë në shkolla
Nëse kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i kishte lexuar Biblën dhe Kuranin nuk do t’a propozonte kurrë futjen e tyre në shkollën laike shqiptare. Si u forcoka laicizmi duke promovuar shkrimet e shenjta që predikojnë të kundërtën e shkencës, padrejtësinë, pabarazinë, përçarjen në segmente fetare, luftën kundër armikut të tyre kryesor-jo fetarëve, dhunën e egër fetare për forcimin e mbretërisë së Zotit të tyre mbi tokë, duke i mbuluar ato me vizionet e profetëve, mrekullitë imagjinare, përrallat fetare dhe fjalët e ëmbla të “dashurisë së Zotit për bijt e tij”?! Nëse ai i di të gjitha këto, atëhere i ka vënë vetes një pikëpyetje të madhe.
Ai nuk do ta bënte një propozim të tillë nëse do ta dinte se klerikët në vendet e zhvilluara përpiqen për të penetruar me programet e tyre në shkolla dhe në politikën shtetërore apo ndërkombëtare por përgjithësisht ndeshin në rezistencën e ligjit dhe të nivelit të lartë të pushtetarëve përkatës, arsimtarëve, shkencëtarëve, laikëve, jofetarëve dhe shoqatave të tyre. Nëse ai i di edhe këto, atëhere pikëpyetja është më e madhe.
Ai sot ka shkelur mbi gjakun dhe sakrificat e patriotëve shqiptar për ngritjen e shkollës laike shqiptare si pasuri kombëtare dhe pjesë e modernitetit botëror që ka si tipar ndarjen e shtetit nga feja dhe mbrojtjen e lirisë së besimit si për të gjtha liritë e tjera të njeriut; ai ka shkelur mbi besimin dhe inteligjencën e votuesëve të tij dhe të mbarë popullit shqiptar. Ai qoftë që mendon ta mbajë këtë barrë në ndërgjegjen e tij.
Ai sot ka treguar mungesë konsiderate dhe arrogancë duke vendosur vetë pa të drejtë për një çështje kardinale që meriton diskutimin dhe miratimin nga të gjithë segmentet e shoqërisë (që ia kundërshtuan projektet e “Parqeve me motive fetare”) duke krijuar dyshime të forta për arësyet e një lajthitje të tillë.
Ky projekt ogurzi është një goditje e rëndë për të ardhmen e shqiptarëve në rrugën e përparimit. Futja e fesë në shkolla është rruga e trullosjes dhe nënshtrimit ndaj Zotit dhe regjimit, jo rruga e demokracisë, unitetit dhe lirisë.
Ky lajm sot është vrastar, shkakton dhimbje dhe indinjatë, dhe ka vetëm një përgjigje: të ndalohet me çdo mënyrë realizimi i këtij komploti në formë kompromisi fetaro-laik. Kasandra.
Kush të ka thënë se feja nuk lejon shkencën zhvillimin apo teknologjin ?
Po ora e shahut nuk doli gje?
Rama do marre nje telegram urimi e falenderimi nga ISIS per kete nisme te fese neper shkolla.
Pse mos jeni ju po Pulli shqiptare ma te meqem se populli gjerman ose ma extra diqka mos harroni se si popull njiheni popull Pirat popull mendje leht popull pa karakter e Pik morali birni vetit Mas e largone injorancen nga zemrat tuaja
………………………………………………………………………………
Po shko or Kristi pederi o bythec o kastravec o derr shko he ta befte derri shko mos i fut hundet se ta kepusim hunden e ta ha derri o poshtersire e neveritshme
Sa injorant jan kta pseudo shkencetaret laik qe komentojne ketu. Te ket njohuri minimale per fene eshte gjeja me e mire per kedo sepse feja, gjuha, veshjet, etj. hyjne tek kultura dhe sa me shume njohuri te kete secili per keto aq me intelektual behet. Po normalisht ne Shqiperi mesimi behet ne kafe per shumicen dhe dija i tremb. Ekstremizmi vjen nga padija dhe ju jeni shembulli me i mire i padijes qe prodhon ekstremizem anti-fetar.
Ne Europe po vijne shume musliman.Lindshmeria e tyre eshte me e madhe se mesatarja.Europa dicka duhet te ndryshoje ne edukimin e ketyre Te rinjve musliman,qe mbas 50viteve ose me afer sdo jene Te paket.Mendoj,per Europen eshte nje rast i mire Te eksperimentosh me Shiprine ne fushen e edukimit Te Te rinjve me fe Te ndryshme.Kjo su shell asnje veshtirsi per realizim kur ne krye Te Shiprise eshte nje njeri i babzitur per fame dhe pushtet.
Une per vete mendoj se nuk eshte mire,Te pakten per tani.Pse?Ne 1shkolle duhet nje mesues i fese.Muslimani e ka Te ndaluar ta mesoje fene e vet nga nje jomusliman.Ku Ti gjeje komuniteti musliman gjithe keta mesues?Nuk eshte e mire si ide!
Te lumt Rama per kete incijativ po mos ndigjo njerzit pa fe.