Grabitësi i armatosur del nga dyqani me sy të nxirë! (Video)

Elton Tafaruci

Në Swansea të Walesit, një grabitës i armatosur ka hyrë në një dyqan dhe i ka kërkuar shitësit t’i japë paratë.

Mirëpo, David Janiszewski jo vetëm se nuk ka marrë asnjë monedhë, por ka dalë nga dyqani me dy sy të nxirë.

I varuri nga droga, është rrahur me nga Jordan Athernought, i cili ishte duke vendosur disa mallra në rafte.

Në xhirimin e kamerës së sigurisë, shihet 24-vjeçari duke i drejtuar armën shitësit, por ky i fundit i kundërvihet fizikisht duke e qëlluar në fytyrë dhe kokë me ambalazhin e pijes energjike.

David po trajtohet në spital me hundë të thyer, Policia e ka intervistuar dhe liruar 19-vjeçarin Jordan, i cili u vetëmbrojt nga sulmuesi.

 

https://www.youtube.com/watch?v=97mNNUS9gcQ

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *