Sekuestrohen 50 kg kanabis në fshatin Gramëz të Krujës

Elton Tafaruci

Policia e Durrësit sekuestroi 50 kg kanabis gjatë një operacioni në fshatin Gramëz të Krujës.

Droga u gjet mbrëmjen e 9 prillit 2016 gjatë kontrollit në një banesë dhe në një makinë në këtë fshat

Të arrestuarit janë F.C, 62 vjeç, A. C, 37 vjeç dhe Xh. S, 40 vjeç të tre banues në Gramëz, Krujë.

Policia shpalli në kërkim dy persona.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.

Operacioni u kodua  Gramëz.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *