PDIU e konsideron të miratuar rezolutën çame, pas përgjigjes që i ktheu Parlamenti. Në një deklaratë për mediat, PDIU bëri të ditur se sot çamët kanë një rezolutë që merr fuqi ligjore menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare. PDIU theksoi në deklaratë se nuk ka dështuar rezoluta çame, por politika e asaj kohe (2004).
“Dje Kuvendi i dha përgjigje zyrtare kërkesës së dy deputetëve të PDIU. Pas dy seancave parlamentare, ku të gjithë deputetët shfaqën dakordësinë për miratim, në seancën e 8 prillit ndodhi ajo që nuk pritej. U mohua dhe u quajt e pamiratuar. Ne e dimë si luftuam për të miratuar rezolutën. Atë ditë dhe më parë luftuam për të miratuar këtë rezolutë. Nuk dështoi rezoluta çame, dështoi politika dhe ata që e bënë këtë punë të ligë. Kjo rezolutë për komunitetin çam të asaj kohe dhe sot ishte diçka historike. Nuk dështoi rezoluta çame, por politika e asaj kohe. Por sot PDIU ushtroi mjaftueshëm presionin e saj mbi Parlamentin, që ky i fundit të pranonte me vonesë miratimin e rezolutës çame. Sot e kemi atë rezolutë që merr fuqi ligjore pas botimit në fletoren zyrtare. Ne falënderojmë ata deputetë që patën kurajën të votonin rezolutën, pavarësisht presionit që patën”, thuhet në deklaratë.

Po ik o cimi ha ndonje pjat pilaf gjekundi, po ti vetem çame qe nuk je ti je me opoziten po mer drejtor ne qever je kundra greqis dhe votove per detin the do jape dorheqjen nuk e dhe, dhe per kete çestje trafikove vota te PS tek sali berisha po çfar te te thuash ty, thjesht pler eshte shume pak.
Me kete taktike te rezolutes qe na paska qene e miratuar, por “na doli nga mendja” dhe “e harruam” per 9 vjet, Saliu ja shpetoi nderin Idrizit, ky i fundit nuk do jape doreheqjen nga Particka e tij dhe do qendroje ne prehrin e Berishes.