Fotot e trafikantes së dënuar të drogës Michaella McCollum që janë zbuluar nga policia pas sekuestrimit të celularit të saj ngrenë dyshime të mëdha mbi pretendimet e dy shoqeve se ishin të frikësuara për jetën e tyre nga një “bandë rrëmbyesish”.
Fotot e papara nga celulari i McCollum dhe Melissa Reid i tregojnë ato duke pozuar me policinë peruane përpara arrestimit të tyre si dhe McCollum duke nxjerrë të pasmet në një foto pikante.
McCollum u lirua me kusht javën e kaluar pasi kaloi më shumë se dy vjet në burg.
Reid, nga Lenzie, pranë Glasgou në Skoci, është ende në Ancon Dos. Ajo ka kërkuar që ta kalojë pjesën e mbetur të dënimit në Skoci në vend që të qëndrojë në shtetin amerikanojugor.




