Gazeta kroate “Dubrovacki vjesnik” i kushton një reportazh të gjatë dhe pozitiv vendit tonë, duke konfirmuar kështu interesin në rritje të publikut kroat për të njohur Shqipërinë turistike.
Ky shkrim vjen pas turit familjarizues me median kroate dhe tur operatore të ndryshëm nga ky vend që AKT organizoi nga data 30 Mars – 2 Prill 2016.
Është një interes në rritje për turizmin shqiptarë në Evropë por jo vetëm. Shumë media vizive apo të shkruara kanë folur pozitivisht për turizmin në vendin tonë. Jo më larg se para dy ditësh,
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ,dha një intervistë në kanalin televiziv Italian RAI3, mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në veçanti mbi rrugën Egnatia dhe mundësitë e saj për një turizëm rajonal ku përfshihen vendet ku ajo kalon.
