(“Feja e shqyptarit asht’ shqyptaria” Vaso Pasha-Rilindas)
Po na thotë i pari i pushtetit,
shefi i Rilindjes Kombëtare,
se në programet arsimore të shtetit,
do futi dhe lëndët fetare!
Në ditëlindjen e Muhametit,
marrëzinë e radhës promovon,
se futjen e fesë në lëndët e shtetit,
Kushtetuta rreptësisht e ndalon!
Katoliko-ortodoksi Edvin,
këput xhevahire të reja,
se bën vaki që fare s’e din,
që këtu shteti është i ndarë nga feja!
Sikur të ndodhte kjo çmenduri,
rrëmujë do ta bënte vatanin,
se myslimanëve do t’u impononte Dhjatën,
dhe të krishterëve do t’u impononte Kuranin!
Po dhe të drejtat e gjithë ateistëve,
do të qenë vërtet në rrezik,
të drejtat që sot ua garanton,
shteti që quhet laik!
Nëse programet këtu do të shtohen,
me lëndë të ndryshme fetare,
është e sigurt që do minohen,
vlerat e harmonisë fetare!
Shqipëria do kthehej mbrapa,
siç ka qenë një shekull e gjysmë më parë,
ku evolucionistët do debatonin,
me priftërinj e hoxhallarë!
Arsimit frymën do t’ia zinin,
teqeja-kisha dhe xhamia,
dhe Pashko Vasën për muze do ta linin,
me: “Feja e shqyptarit ashtë shqyptaria!”
Me Rilindjen e Dytë të Ramës,
hata e madhe na gjeti,
se Rilindja e Parë e Samiut,
e ndante fenë nga shteti!
Me marrëzinë e radhës,
se nuk është e para e Edvinit,
do mohohej gjaku i Kristo Negovanit,
dhe emri i madh i Petro Ninit!
Kishat dhe xhamitë kanë programet e veta,
dhe këtu mbarojnë meseletë,
të krishterët kanë shkollat e katekizmit,
dhe myslimanët kanë pa fund medresetë!
Kuptohet që kjo nuk do ndodhë,
nuk do ta lëmë dhe këtë marrëzi,
që vendet e dijes dhe shkencës,
të kthehen në kisha e xhami!
Futja e lëndëve fetare,
do qe veprim krejt idiot,
se është shumë personale,
çështja e besimit në Zot!
Nëse do bëhet çështje shtetërore,
ashtu siç po thotë Edvini,
nga tekstet tona shkollore,
do shkulej me rrënjë Darvini!

Keto jane shashka nga ato qe rama i kopjon me shume zell e dashuri nga berisha sa here qe i duhet te zhvendose vemendjen e publikut
E drejt duhet te kontrollohen nga shteti programet mesimore fetare sikur programet e tjera mesimore te jen te gjitha te perfshira ne programet e shkollave shtetrore e jo private dhe shkollat private te eleminohen te gjitha,zoti Duka ja ke fut pordhes tung
e copa e mishit!!nuke di a ke sy apo jo??
ndoshta do të ishte lavdërim të të thosha “copë mishi me dy sy”!?
Le ta filloje nga Kuvendi.Cdo te enjte gjysem ore leksion per cdo fe, kur te arrijne tek induizmi ka mberritur e enjtja tjeter e ishalla enjten me lutje e psallme e zbuten ndopak. Mbase pendohen dhe na i kthejne milionat qe mezi i kane vene me pakorrupsion te korruptuar.
Po kopijon ne menyre vulgare Saliun per shashka.
Saliu…gjuha kineze do te jete gjuhe e pare e huaj ne shkollat tona…
Edvini… te futim mesimin e fese ne shkolla… kur dihet se tek ne ka shkolla edhe per priftrin j, edhe per hoxhallare e imame…
Ose me e keqja qe mund te ndodhe, do te fillojne sherret neper shkolla ne menyre te papare, dhe kjo perfundimisht do te siguronte percarjen me fantastike midis shqiptareve, pas percarjes veri-jug te Saliut. Pra perfundimisht mbyllet cikli, shqiptaret edhe ne lufte fetare midis tyre. Te lumte ed..trapi.
Dritëhije mbi shkollën (arsimin) publike laike
Ligji Nr.69 dt 21.06.2012 per Arsimin Pararuniversitar, Neni 7, Laiciteti ,:
1. Arsimi parauniversitar është laik. 2. Përjashtim bëjnë ato institucione arsimore që themelohen nga bashkësi fetare të njohura me ligj, sipas përcaktimeve të nenit 42 pika 4 të këtij ligji https://app.box.com/s/5s4fn9u4kq6fedakzuqm
Lajm: 25 prill 2012 OJF-të fetare kërkojnë të ndërhyjnë në arsimin publik:
‘’OJF-të fetare kanë kërkuar përfshirjen në shkollat publike të arsimit parauniversitar të një lënde me njohuri për fenë. Përfaqësues nga katër OJF fetare parashtruan propozimet e tyre në komisionin parlamentar të arsimit ku po shqyrtohet drafti ligjor për arsimin parauniversitar. Përfaqësues të KMSH-së shkuan më tej duke kërkuar gjithashtu që të mos ndalohet me ligj shprehja e identitetit fetar në shkollat publike.
Pas kërkesës së OJF-ve fetare, kryetarja Valentina Leskaj u përgjigj se shkollat publike janë dhe duhet të mbeten laike.
“Jo vetëm që (arsimi) duhet të mbetet laik, por në radhë të parë duhet të kemi parasysh që flasim për një kategori të arsimit që ka të bëjë me një grupmoshë, e cila nuk ka zotësinë të marrë vetë vendime të pavarura”, deklaroi Leskaj.
Drafti ligjor për arsimin parauniversitar ndodhet prej një jave në komisionet parlamentare. Pas seancave dëgjimore, ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit nen për nen, për të shkuar më pas për miratim në seancë plenare.’’
Lajmi i fundit : 11.4.2016:
Shkollat publike do të kthehen në hapësira njohëse për fenë!
Shqipëri: Bashkësitë fetare, pro lëndës mbi fenë në shkolla http://www.shekulli.com.al/p.php?id=413975
keto fete e krijuara nga dora e njeriut (se helbete ta dinte Jezusi apo Muhamedi se cfare bejne sot prifterinjte e hoxhallaret) jane biznes. Por kur shkojne ne ekstrem e bejne dhe njeriun e mire te keq se urren kedo tjeter qe nuk ka besimin e tij (se e beson se feja e vet eshte e verteta!!!!). Lerini fete ne ndergjegjen personale, mos e beni kauze publike, prandaj dhe jemi rehat deri tani
plas o Beni nga inati
Shkollat do te jene sic do Ed Trapi
S’gjeta menyre tjeter per t’ju pergjigjur Rames qe e besoj shume!…
O VELADON ZEZER,O CALLMA TE “BARDHA”
Ju qe mendoni ka here…
Se qenki nga Zoti bekuar!
C’kujtoni,se merrni vlere
Nga qe rrini te pa rruar?!
C’far i prute ju njerezise
Gjithandej vec juve,dukur!!!…
Flisni,pjell’ e shterpesise,
Cilin vend, e lat pa ndukur?!
.
Kush esht’ sot realiteti,
O,ju mijra parazit….
Me prona, me shume nga shteti
Ha, e pi ,e vidh, e vrit…
Zoti del cdo dite ne pune.
Ju ne bace s’ngulni nje hu!
Ne darke Zoti vjen nga une,
Kurrsesi nuk fle tek ju.
Shporruni o pergjerata…
Ju qe tundni yzengjit!
Se per ne mbeten urat,
Tre vellezrit,Frashellit…
…………………………………
Sos do dreqi dhe nje here
Qe te ngjallej ai miku…
Ai, qe te paskej there,
Me nje te mbyllur qerpiku!
Ai,qe thenur u pati
Bubuzhinave te zeza…
” Ja lopata, ja dhe shati..”
Dhe, ua shkuli ato mjekra!
Kaq,do thoshte gjalmeziu…
(Aq sa shkon e fryn nje ere…)
Kush s’degjoj,edhe e piu…
Se nje llaf,s’ta thosh dy here.
Portokalle vjen kjo Bote.
Ne dac me quaj Enverist!
Por,ai ka dash te thote:
” Buka gjendet ndene plis.”
Mbase imja ulerime…
Ngjitet ne vesh te Allahut!
Dhe ky nis nje vetetime,
Tu ndricoj gjurmen e Kaut…
Ishalla,Zoti qe thone
Nuses tij i flet ne vesh:
” Sonte do zem’ nje te njom…
T’ja bejme Shqipris peshqesh!”
Te nis jeten nga e para!
Me plot’ dhembje,por e lir.
Se atje ku renka flaka
Thone: ” Cel lulja me emire!”
Nga psikopate te tipit E.Rama , mund te presesh cdo gje . Ai eshte krejt i pa parashikueshem dhe pa shtylle kurrizore .Vetem nje idjot i ketij kalibri , munt t`i rikthehet ketij problemi kaq te mprehte , te cilin e kane zgjidhur ne menyre te persosur , para nje shekulli e gjysem rilindesit tane te pa vdekshem . Njohurite e nevojeshme mbi lindjen e besimeve fetare , mund te jepen fare mire ne kapituj te vecante te historise , por kurrsesi lende me vete dhe uljen ne ato katedra te klerikeve perballe femijeve tane.
Ky lajm eshte per t`u rene me gjithe fuqine kambanave te alarmit , per nje rrezik tjeter eminent , qe me siguri do te mbjelle percarje konfliktuale midis besimtareve te ndryshem,bile edhe tek jo besimtaret . Pra eshte nje kambane e forte alarmi per t`u zgjuar dhe shkundur mire antikombetarin E.Rama dhe tufen e servilave qe i lepihen per rreth , sa nuk eshte teper von .
JO,JO, o PO,PO!… Per pak desh e te besova. Por, kur harrite t’a quash Ramen,antikombetar!!!!! …. (!), qofsh ti,qe je o mik… se, as Sali serb,i s’do kish guzuar ta quante si ti.
Mesimi i lendes “religjioni” ne nivelin universitare, sidomos ne deget e arsimit, ndoshta edhe do arsyetohej. Ligjerimi i “Religjionit” ne shkollat e mesme dhe fillore do kishte shume efekt negativ. Ne shkolla te nivelit nenuniversitare shteti nuk do mundete te nderhyre te pengojne pasojat negative qe do te kete nje lende e tille tek te rinjet qe nuk jane te nje intelegjence te nivelit universitar. Kjo do ishte aq ekstreme sa qe ishte edhe mesimi i lendes “marksizmi” ne vendet ish socialiste.
Eshte hera e pare qe poeti partiak po me pelqen.Ky person qe fatkeqsisht eshte kryeminister duhet vizituar me cdo kusht.Ne fakt ka vite qe ka dhene shenja po tash ka kaluar krejtsisht.Shifni se kur te kthehet nga USA do shohim brrockullat e rradhes.
Nqs k/m me futjen e lendeve fetare ne shkolla nenkupton qe te thuhet e VERTETA…., “ajo te çliron”,.. atehere per shqiptaret autoktone nuk do jete aspak problem…Ata do t’a mesojne publikisht dhe boterisht se jane viktima te mjera te nje “besimi” okult dhe te erresires, qe perhap urrejtje, dhune e ndasi ne te gjithe ata qe nuk besojne si ata…,dhe u eshte imponuar me dhune ,gjak e shpate…(kjo sipas nje sure,..qe me shpate dhe kuran ,do sundoj boten..) Shqiptaret do mesojne se ne librin e “shenjte”, me shume se nje e treta e ajeteve kuranore, perhapin dhune dhe urrejtje per te gjithe boten qe nuk beson ne te…Shqiptaret do mesojne se ZOTI i vertete, eshte DASHURIA, ..FALJA dhe PAQJA boterore…Atehere, shqiptaret do thone me krenari, se feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA, ajo shqiptari brenda vlerave universale dhe te patjetersueshme EUROPIANE ,dhe perendimore…Dhe me ne fund, ..”.Shqiptari-Shqiponje, qe fluturon lart, do kthehet ne folene e vet”, por pa “Unazen e Roberuesit”….ZOTI, ne menyre te mistershme dhe te drejte, e do dhe e mbron popullin e TIJ…!!