PD kujtohet papritur për muxhahedinët

Elton Tafaruci

Partia Demokratike kërkon informacion dhe transparencë nga kryeministri në lidhje masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë, ish-anëtarë të organizatës MEK.

PD e konsideron këtë cështje si të rëndësishme në fushën e sigurisë kombëtare dhe kërkon të dhëna të plota mbi ecurinë e procesit.

Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka depozituar sot në kuvend kërkesën për informacion.

Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore, a e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.

PD heshti kur vendimi për sjelljen e 2 000 muxhahedinëve të tjerë u bë publik para ardhjes së Xhon Kerrit në Tiranë.

1 mijë muxhahedinëve të parë ua ka miratuar ardhjen në Shqipëri ish-qeveria e PD-së.

Asnjë vend tjetër nuk ka pranuar të strehojë ish-terroristët e organizatës në fjalë.

Edhe Rumania që po negocionte, u tërhoq në momentin e fundit.

Share This Article
2 Comments
  • PD ne opozite merret me “Flete Rrufet”.Kur asht ne pozite asht vete Zot dhe vete Shkop.Nuk pyet fare per miletin dhe opoziten.Kjo asht pak por nuk pyet as per kushtetuten.Te cilen sic thoshte Ngjela:Berisha duhet te denohet me burg mbasi jo ma pak se 7-8 here e ka shkelur dhe nuk e ka lane te vikasin(bertasi,gerthasin ) fare kushtetune dhe miletin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *