Burgoset se shkroi në Facebook: “Kthehu Hitler”

Elton Tafaruci

Postimi “Kthehu Hitler” në rrjetin social “Facebook”, i ka kushtuar një shtetasi të Maqedonisë dënimin me dy vite e gjysmë burg në Austri.

Juria e gjykatës të qytetit Sankt Poelten, të enjten e kaluar, e shpalli të fajshëm të dënuarin për shpërndarje të propagandës naziste, që është rreptësisht e ndaluar në shumë vende evropiane.

Maqedonasi me profesion kuzhinier,  ka shpjeguar para gjyqit se nuk ka pasur njohuri se është duke kryer vepër penale.

Ai në “Facebook” ka publikuar fotografi të ushtarëve gjermanë dhe foto të Hitlerit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *