Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë Krujë janë evakuar mesditën e sotme nga godina, pasi në shkollë u hodh një lëndë që krijoi probleme me frymëmarrjen.
Fëmijët, pas evakuimit, janë normalizuar dhe nuk kanë probleme. Megjithatë, nuk dihet se ç’përmbajtje ka lënda që rëndoi frymëmarrjen dhe shkaktori marrje mendsh. Sipas burimeve, nxënësit patën përshtypjen se ishte një rrjedhje gazi dhe menjëherë u njoftuan Shërbimi Zjarrfikës dhe Policia.
Ekspertët e Shëndetit Publik nga Tirana po hetojnë për çfarë lënde bëhet fjalë dhe pasojat që sjell, ndërkohë që Policia e Shtetit nga ana tjetër po heton se kush e krijoi këtë situatë, për ç’qëllim.
Në kë shkollë mësojnë me dy turne, 1200 nxënës.
