Ushtria sekrete ruse: Makthi i qeverive është realitet

Elton Tafaruci

Ky është makthi i çdo qeverie: Luftëtarë armiq, të cilët janë “të fjetur”, por presin vetëm të marrin komandën nga vendi për të cilin punojnë, për të nisur sabotimet dhe provokimet.

A nuk është kjo një histori që shfaqet e rishfaqet në Shqipëri, sa herë ka trazira e probleme?

Por ky makth nuk është një trillim, por realitet.

Kështu shkruan e përditshmja më e madhe gjermane, Bild, e cila thotë se presidenti rus, Vladimir Putin ka në Gjermani një ‘trupë të fshehtë’ me agjentë.

Të njëjtën gjë e ka edhe në vende të tjera perëndimore.

Autori i njohur dhe biografi i Putin-it, Boris Reitschuster thotë se ka informacione për këtë.

Në librin e tij, “Lufta e fshehtë e Putinit”, ai shkruan se shefi i Kremlinit ka qasje direkte në një rrjet elitar luftarak në Perëndim.

Ata stërviten në shkolla të sporteve luftarake sipas modelit rus ‘Systema’.

Qëllimi: të mësojnë teknikat e dyluftimit dhe vrasjes së kundërsharit.

Në këto shkolla ata trajnohen si sportistë normalë, por në sfond të tyre qëndron inteligjenca ushtarake ruse, GRU.

Për autorin, një gjë është e sigurt: Këto trupa janë një shtyllë e rëndësishme në luftën e Putinit kundër Perëndimit.

Shërbimet sekrete perëndimore kanë identifikuar vetëm vitin e shkuar 300 persona të kësaj strukture në Gjermani.

Mes tyre janë ushtarë, policë, nëpunës gjykatash e madje edhe komando e pjesëtarë të inteligjencës.

Ata mbajnë lidhje me grupimet kozake dhe bandat ruse të rock-ut.

Objektivat e operacionit “Systema”, në bazë të analizës së inteligjencës perëndimore, janë:

-Shkaktimi i trazirave dhe pasigurive në zonat e synuara.

-Shumimi i trupës së tyre.

-Rekrutimi i elitës së ardhshme.

-Shtrembërimi i proceseve politike dhe sociale në zonat e synuara.

-Përcjellja e ideve jo-demokratike.

Share This Article
3 Comments
  • -Percjellja e ideve jo-demokratike – Kushdo qe ben kete eshte ushtar i Putinit! U gjet, me ne fund, shkaku i krizave dhe krizes se klandestineve ne vecanti. Shkak doli idete jo-demokratike qe perhapin ca maskarenj te Ushtrise Putinit! Po pse nuk thuhet cope se Europa qenka pushtuar nga Vladimir Putin? Apo se mos merziten klandestinet dhe LGBT kur ta degjojne!

  • KETO JANE PALLAVRA.

    PER CDO AGJENT TE TILLE QE MUND TE KETE PUTIN, CIA KA 20 NE RUSI.

    PORDHE ME RIGON.

    O ZOT NA RUAJ NGA NDONJE LUFTE, SE TE KEPUTUR JEMI EDHE PA TE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *