Shkollat shqipe në Londër, promovohet libri “Lutfi Vata, Frymëzim për Ardhmërinë”

redaktor

Mes më shumë se 250 pjesëmarrësve është promovuar sot në Tiranë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar,  libri me titull;“Lutfi Vata, Frymëzim për Ardhmërinë”. Është një libër i shkruar nga gazetari dhe publicisti Ruzhdi Jata për punën e palodhur dhe misionare të mikut të tij Lutfi Vata, në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Angli.12919642_10207360077893150_3680567402242770200_n Me promovimin e këtij libri misionari dhe kryetari i shoqatës ‘’Ardhmëria’’ në Londër  z.Lutfi Vata ka mbledhur së bashku në Tiranë politikanë, shkrimtarë dhe historianë. Madje ka qenë pikërisht ky botim që ka shkrirë edhe akujt mes politikanëve shqiptarë të djathtë e të majtë të cilët janë ftuar në këtë promovim.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj i cili e përgëzoi z.Vata jo thjesht për librin por për kontributin e tij të vyer në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa pranoi se qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës nuk i kanë mbështetur aq sa duhet shoqatat e mësusve shqiptarë nëpër botë (si financiarisht dhe me tekste shkollore), z.Veliaj theksoi se ajo që s’ka munguar asnjëherë mes shqiptarëve është pikërisht forca dhe kontributi njerëzor, ku shembulli më i gjallë i gjithë kësaj është pikërisht Lutfi Vata dhe shoqata ‘’Ardhmëria’’. “Nuk ka media më të mirë se si një njeri e impresionon një njeri tjetër dhe falë imazhit të këtij personi dhe të kësaj pune krijohet imazhi për një komb të tërë. Kur dikush jep nga koha e vet dhe të tjerët e quajnë  misionar apo vullnetar, unë besoj se kur dikush të jep kohën të ka dhënë jetën,” tha Veliaj.12112505_10207360062172757_7318857574912572485_n

‘’Frymëzim për Ardhmërinë’’, është një libër ku flitet  për misionin fisnik të hapjes dhe funksionimit të shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar, punë kjo që u vlerësua lart nga të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e Lutfi Vatës ndë vite. Ish ambasadori i Shqipërisë në Londër z.Mal Berisha u ndal në një tjetër aspekt: “Problemi i pjesëmarrjes në shkollat shqipe në Londër është një problem i madh si kudo tjetër ku janë vendosur shqiptarë. Arsyeja është se pothuaj vetëm 3 për qind e shqiptarëve që banojnë në Britaninë e Madhe i çojnë fëmijët në shkollat shqipe dhe përpjekjet për të çuar fëmijët në këto shkolla janë titanike, dhe këtë përpjkeje titanike e ka dëshmuar z.Vata.”12920360_10207360028211908_7234209724944935463_n

Po ashtu edhe deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Albina Deda do të shprehej mjaft e emocionuar pas ceremonisë së promovimit të librit: “Libri është një shembull që na tregon kontributin, punën, përkushtimin e z.Vata në emigracion në Londër  për shqiptarët atje, për ti ndihmuar,  për t’ju mësuar gjuhën amë, gjuhën shqipe fëmijëve të shqiptarëve. Këtë që bën z.Vata duhet që ta bëj dhe qeveria Shqiptare, që të bëhet avokate e Shqiptarëve që ndodhen në emigracion. Z.Vata është tashmë një shembull, një misionar për atë që ka bërë e po bën për shqiptarët.” 12963586_10207360001931251_681495891745023731_n

Gjuha shqipe dhe flamuri janë dy simbolet që i bashkojnë shqiptarët pa kushte ndaj dhe kontributi i Lutfi Vatës me shkollën e tij dhe kontributet e disa shoqatave shqiptare në Britani janë vijimi i rrugës që ndoqën paraardhësit  tij për çështjen kombëtare. Ndaj dhe autori Ruzhdi Jata këtë libër ja kushton jo vetëm Lutfi Vatës, por dhjetra patriotëve që ndër vite mbajtën gjallë gjuhën shqipe kudo në diasporë. 12494717_10207360043852299_8498550825177018070_n

Lutfi Vata  një  mësues dhe  ish drejtor shkolle ne Kukës dhe Tirane, emigroi në Britani 17 vite më parë, ndërsa me iniciativë të tij dhe mbështetjen e dhjetra intelektualëve dhe atdhetarëve tanë themeloi shoqatën ‘’Ardhmëria’’ e cila ka vetëm një qëllim ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe kudo ku ka shqiptarë. Pranë kësaj shoqate punojnë sot dhjetra mësues nga Shqipëria dhe Kosova që ju mësojnë shqipen e bukur më shumë se 500 nxënësve.

Vetë z.Lutfi Vata në promovimin e këtij libri do të shprehej tepër i emocionuar: “Krahas shkollave shqipe nuk kemi reshtur së punuari edhe për çështjen e Kosovës. Ne shqiptarët dhe gjithë diaspora kemi një flamur, kemi një gjuhë kemi një traditë kemi një gjak. Ne shqipatrëve na bashkojnë tri gjëra të mëdha; gjuha; gjaku dhe gjeografia. Qofshim gjithmonë të bashkuar…,” tha z.Lutfi Vata.12321509_10207360149694945_7104055579412270273_n

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues nga Kosova, Maqedonia e Londra:  ish zv.ministri i arsimit të Repuplikës së Kosovës sot zv.ministër i Brendshëm z. Nehat Mustafa, këshilltarët e Ministrisë së Arsimit të Repuplikës së Kosovës z.Azem Guri, Petrit Kelmendi; profesor doktor Shefqet Hoxha, redaktori dhe shkrimtari Petrit Palushi, ish ambasadorë,  deputetë të Parlamentit shqiptar, përfaqësues të medias, miq dhe dashamirës të z.Lutfi Vata. Aktiviteti u përmbyll me një koktejl miqësor ku pjesëmarrësit patën mundësi të bisedonin më gjatë e të shkrepnin disa fotografi si kujtim. E.D

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *