Sot pritet vizita e Sheshelit në Kosovë, paralajmërohet arrestimi i tij

Elton Tafaruci

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të mbajë sot një tubim në veri të Mitrovicës. E përveç kësaj mediat në Serbi shkruajnë se i pranishëm do të jetë edhe lideri i kësaj partie Vojisllav Sheshel.

Madje thuhet se Sheshel do të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve të Mitrovicës në veri.

Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se tubimi do të fillojë në orën 12:00.

E nëse ndodh që Sheshel të shfaqet në Kosovë, ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se do të arrestohet.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thënë Selimi përmes telefonit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *