Shqiptari, plumb në kokë për 30 mijë franga borxh

Elton Tafaruci
TO GO WITH AFP STORY: US-crime-shooting-school by Kerry Sheridan. A man holds a Colt .45 semi-automatic pistol in Manassas, Virginia, 22 July, 2007. One year after the deadliest school shooting in US history, guns are as easy to find here as ever and Americans seem to like it that way. Gun control advocates say the failure of lawmakers to pass tough legislation in the aftermath of the Virginia Tech massacre is a sign of the American gun lobby's power in shaping laws and public opinion. AFP PHOTO/Karen BLEIER (Photo credit should read KAREN BLEIER/AFP/Getty Images) ORG XMIT:

Një prokuror në Zyrih ka kërkuar burgim të përjetshëm për një shqiptar, i cili kishte vrarë një bashkëkombës për shkak të një borxhi.

Në një ditë dimri të vitit 2009 në rrethinën e Zyrihyt kishte ndodhur një krim i rëndë. Dy burra dhe një grua po ecnin me veturë, kur njëri nga burrat nxori revolen dhe vrau bashkëudhëtarin me plumb në kokë.

Gruaja në veturë ishte e dashurua e dorasit, e cila nuk kishte ditur asgjë për planet e partnerit të saj. Pas kryerjes së krimit dorasi e hodhi kufomën në një mal. Shkak i këtij krimi të kryer nga një shqiptar kundër një shqiptari tjetër ishte një borxh prej 30 mijë euro.

Dorasi kishte ardhur nga Milano në rrethinën e Zyrihut për të «rregulluar punën e borxhit». Pas ekzekutimit ai u kthye në Itali me të dashurën e tij të tronditur. Siç njofton gazeta «Tages Anzeiger» dorasi u arrestua nga policia italiane dhe më 2010 u ekstradua në Zvicër. Që nga atëherë ai gjendet në paraburgim.

Gjatë procedurës hetimore ai kishte heshtur; edhe përpjekja e psikiatrit gjyqësor për të folur me të kishte dështuar. Në një ekspertizë të shkruar nga psikiatri thuhet se ekziston rreziku që dorasi të vazhdojë karrierën e tij kriminale.

Pjesa e parë e procesit gjyqësor është zhvilluar në dhjetor 2003, njofton dialogplus, kur ishte shqyrtuar çështja nëse i akuzuari është fajtor apo jo. Gjykata e kishte pohuar këtë. Pastaj i akuzuari ishte treguar befas i gatshëm të flasë me psikiatrin gjyqësor. Kështu ishte zgjatur procesi.

Në pjesën e dytë të gjykimit prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin. Meqë burgim i përjetshëm nuk domethënë qëndrim i përjetshëm në burg, prokurori ka insistuar që pas vuajtjes së dënimit dorasi të vazhdojë të qëndrojë në burg për shkak të peshës së rëndë të fajit. Sipas prokurorit i akuzuari kishte ekzekutuar një njeri, i cili po e luste për t’ia falur jetën. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

Në vitin 1998 ky shqiptar ia kishte marrë jetën një afrikani në Itali, i cili kishte plaçkitur një prostitutë, e cila ishte nën mbrojtjen e shqiptarit. Ndonëse edhe më tutje në Milano autoritetet italiane nuk kishin arritur ta arrestonin. Ai u dënua në mungesë me 22 vjet burg. Gjykata do të shpallë vendimin e saj më 19 prill.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *