Ajo ishte mësuar të performojë në skena të vogla apo në ambiente të modifikuara për koncerte të muzikës klasike përgjatë kohës që ishte në Kosovë, por jo në një format të tillë , sikurse është duke perfomruar përgjatë tre viteve të fundit në DeutscheOperBerlin. Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi ndoqi ëndrrën e saj dhe vula e kësaj ëndrre do të realizohet pikërisht brenda këtij viti, e cila do të jetë përkrah tenorit të madh Placido Domingo. Në këtë intervistë ajo ka shpjeguar për rrugëtimin e saj dhe ndjekjen e ëndrrës, sikurse që ka folur me shumë pasion për rikthimin e saj para publikut të Kosovës, pikërisht para atij publiku që i ndihmoi të heq tremën skenike. Ajo do të këndojë në Kosovë, pikërisht në kuadër të Festivalit të Muzikës “ReMusica”, duke mos harruar që të thërras edhe nëpërmjet kësaj interviste që Kosova duhet përfundimisht të zgjidh problemin e Shtëpisë së Operës
Rikthehen me një koncertin tuajin në Kosovë, si një soprano profesioniste, si po e prisni këtë moment?
Po, unë pas tre viteve do të kthehem me një koncert recital në Kosovë në kuadër të festivalit ReMusica, festival ky i cili edhe kur kam qenë në Kosovë më ka dhënë gjithmonë hapësirë që të paraqes punën time. Koncerti do të mbahet në fillim të majit , fatkeqësisht datën dhe sallën ende nuk e kemi caktuar, pasi që ky problem na ndjek gjithmonë neve artistëve kosovarë, sepse nuk kemi sallën adekuate koncertale , dhe duhet të përshtatemi e të gjejmë një sallë që sadopak plotëson kushtet për të mbajtur një koncert! Mysafirë në këtë koncert do ta kem Ronnita Miller, një mezosoprano amerikane e cila është edhe kolege e imja këtu në DeutscheOperBerlin, në piano do na shoqëroj Elda Laro, pianiste dhe dirigjente nga Shqipëria e cila gjithashtu tanimë është pjesë e DeutscheOperBerlin. Koncerti do të përmbajë arie , këngë e duete nga kompozitorë të mëdhenj botërorë , dhe do mundohem sadopak që ti paraqes në mënyrë skenike , që ta paraqes punën time 3 vjeçare këtu në DeutscheOperBerlin. Ditën e koncertit normale që e pres me padurim , pasi që do të performoj para familjarëve , miqve , shokëve e kolegëve të mi , të cilët këto tri vite nuk kanë mundur të më dëgjojnë e të shohin progresin që kam bërë në profesionin tim .
Para se të ikje për Berlin ju ishit pjesë Filarmonisë së Kosovës. Si ndihesh të dalësh përpara kolegëve paq kaq vitesh?
Për mua është shumë kënaqësi të performoj para kolegëve të mi, me të cilët edhe fillova çdo gjë, nuk është stresuese, sepse unë kam kënduar me ta dhe jam rritur me ta , hapat më të rëndësishëm i kam marrë në Filarmoninë e Kosovë, posaçërisht me profesorin Rafet Rudin, me të cilin kemi punuar shumë gjatë , dhe i cili gjithmonë më ka dhënë rastin të performoj solo, ku edhe ka ndikuar që tremën ta zhduk para publikut tim.
A ka ardhur kohë që ata që duan të arrijnë diçka të guxojnë ?
Unë mendoj që tanimë nuk është koha që ëndrrën e tyre ta shohin vetëm në televizor, ajo atëherë nuk mbetet ëndërr. Ëndrrat apo synimet duhet të ndiqen e duhet të punohet shumë për to. Nëse kolegët e mi me të vërtetë e kanë pasion e ëndërr performimin në skenat operistike, atëherë atë mund ta relizojnë , por jo duke ëndërruar para televizorit, por duke punuar shumë në atë drejtim.
Duke u bazuar në përvojën tuaj në Gjermani dhe duke parë profesionalizmin e tyre, sa e shihni të afërt apo të largët realizimin e një opereje në Kosovë?
Nuk mund ta përjashtosh dot përmendjen e mungesës së Shtëpisë Operistike në Kosovë. Një operë në mënyrë profesionale nuk realizohet dot në sallat që kemi ne. Ka shumë gjëra që mungojnë tek ne për të vënë në skenë një shfaqje operistike, por, një opera mund të vihet në skenë edhe në mënyrë koncertale, gjë që e bëjmë edhe ne shumë shpesh në DeutscheOperBerlin. Pra e njëjta gjë do mund të realizohej edhe në Kosovë, pasi që Kosova ka këngëtarë të mrekullueshëm lirik , por që duhet tu jepet hapësira dhe të merret iniciativa nga udhëheqësja e Filarmonisë së Kosovës.
Megjithatë, prezantimi në Kosovë, në kuadër të ReMusica nuk është e formatit të një shfaqje operistike, sa do të dëshiroje që të peformoje edhe me një shfaqej operistike?
Ju jeni angazhuar me një kontratë në Berlin, pas përfundimit të kësaj kontrate çfarë do të bëni?
Ditët po ikin e sfida edhe më të mëdha kam përpara vetës , tanimë kam nënshkruar kontratë edhe me Teatrin ” Aalto – Musiktheater” në qytetin e Essen, po në Gjermeni. Aty do të bëj debutimin e dy roleve kryesore: rolit të Paminës nga Opera Zauberflöte – Mozart dhe Adinës nga opera Elisir Damore – Donizetti, njëkohësisht do të kem shfaqje edhe në DeutscheOperBerlin.
Dhe, përpos prezantimit në Kosovë, çfarë do të sillni tjetër këtë vit?
E veçanta e këtij viti do të jetë pjesëmarrja ime në festivalin më të njohur botërorë Festspiele Festival Salzburg – Austri , ku do të ngjitem në skenë me rolin Crobyle nga opera Thaïs e kompozitorit Massenet , përkrah me tenorin e famshëm botëror Placido Domingo dhe sopranon Sonya Yoncheva. Gjithashtu gjatë kësaj kohe do kem koncerte të ndryshme me orkestrën e Bayerische Rundfunk.

Urime cupkes !
Do Zoti te eci sa me mire se qenka e talentuar