Gjyqi ndaj xhihadistëve, “imamët”: Po dënohemi pa të drejtë

Elton Tafaruci

Imamët e akuzuar për terrorizëm kanë bërë mbrojtjen e tyre në seancën e sotme tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

I akuzuari Genci Balla është shprehur para trupit gjykues se po akuzohen pa të drejtë dhe Prokuroria ka paraqitur prova që nuk janë diskutuar në seancat e mëparshme gjyqësore.

Ai ka kërkuar pafajësi dhe është justifikuar se ligjëratat që ka bërë, për të cilat akuzohet, i ka të bazuara në Kuran. Si ka këmbëngulur në kërkesën e tij se po dënohen vetëm sepse besojnë në Kuran, kurse sa i përket luftës në Siri tha se po vriten të pafajshëm.

Seancën e kaluar, Prokuroria kërkoi 156 vite burg për 9 xhihadistët e akuzuar për thirrje për të marrë pjesë në luftën e Sirisë. Seancën e radhës pritet të jepet vendimi për të akuzuari.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *