Arma që ekzekutoi shqiptarin gjendet në banesën e … prostitutës

Elton Tafaruci

Arma me të cilën u ekzekutua shqiptari Arben Vorfi, nëntorin e vitit të shkuar u gjet në shtëpinë e një prostitute rumune, 22-vjecare.

Mediat italiane, duke iu referuar policisë sqarojnë se pas gjithë verifikimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra brenda banesës shqiptari 29-vjeçar, është ajo që policia gjeti gjatë kontrollit në banesën e prostitutës.

Historia komplikohet teksa policia jep detaje se prostituta ka qenë mikesha e një shqiptari tjetër, Valentin Frrokaj, 37-vjeçar, i cili u vra gjatë një grabitjeje nga pronari italian.

Policia dyshon se mes tyre ka pasur përplasje të forta, që kanë çuar në sherr, e që tashmë po hetohet edhe për motivet dhe lidhjet e vrasjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *