Bashkimi Europian do të prezantojë një plan të ri që detyron kompanitë më të mëdha europiane të bëjnë transparente takstat e tyre.
Rregullat e reja do të prekin më shumë se 750 kompani të mëdha, të cilat do të jenë të detyruara të deklarojë sa taksa paguajnë në secilin nga shtetet e Bashkimit Europian si dhe të japin detaje për cdo aktivitet tjetër të kryer në streha të veçanta tatimore.
Vendimi për ndryshim të rregullores vjen pas megaskandalit Panama Papers, i cili zbuloi parajsat fiksale të përdoruara nga liderë shtetesh, njerëz të pasur e të fuqishme, sportistë e artistë të famshëm.
Lord Hill, komisioneri për shërbimet financiare në bashkimin europian tha se plani është menduar me kujdes nga njëra anë, por që është gjithashtu edhe ambicioz në transparencën e taksave.
Sipas një prej zëdhënësve të Bashkimit Europian, rregullat do të aplikohen në të gjitha vendet, për bankat, minierat, kompanitë pyjore etj.
Pra, sipas propozimeve të reja, kjo do të zgjerohet për të mbuluar kompanitë e kontabilitetit për rreth 90% të të ardhurave të korporatave në BE. Që do të thotë se kompanitë duhet të japin informacione të tilla si xhiron totale neto, fitimi para tatimit, tatimi mbi të ardhura, shumën reale të tatimit të paguar dhe të akumuluar nga ardhurat.
Ndryshimet vijnë pasi liderët e G20 ranë dakord për një plan veprimi, me qëllim minimizimin e taksave të korporatave.
