Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë të trafikimi të lëndëve narkotike, ndërsa kanë sekuestruar rreth 150 kilogramë marijuanë.
Në prangat e policisë kanë rënë 11 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë, 6 britanikë, 1 rus dhe 1 spanjoll.
Një pjesë e drogës u gjet e paketuar në qese me vakum, gati për t’u transportuar drejt Britanisë.
Policia e ndaloi njërin prej të dyshuarve teksa udhëtonte me një furgon të marrë me qera, ku u gjet rreth 80 kilogramë marijuanë.
Në njërën prej shtëpive të të arrestuarve, policia gjeti gjithashtu 3 labotarorë kanabisi, që ndodheshin brenda banesës, që përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike.
Autoritetet konfiskuan gjithashtu më shumë se 36 mijë paundë, 8 makina dhe paisje për prodhimin e drogës, gjatë kontrolleve të ushtruara në Coin, Mijas, Casares, në zonën e Costa Ddel Sol, ku dhe kishte bazën banda e trafikut të drogës, e cila drejtohej nga britanikët.
Hetimet për grupin në fjalë nisën në Janar pas lëvizjeve të dyshimta të pjesëtarëve të bandës, të cilët e shisnin drogën e tyre në Britaninë e Madhe.
Emrat e të ndaluarve nuk bëhen ende të ditur.
