Pas arrestimit dhe pas vendosjes së masës së sigurisë arrest me burg për përmbaruesin privat Martin Tusha, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka urdhër sot që t’i pezullohet licenca e ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore.
Ministri Manjani ka vendosur për pezullimin e këtij përmbaruesi për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
Duke marrë shkas nga ky rast, ministri Manjani tërheq vëmendjen ndaj të gjithë shërbimit përmbarimor privat që të jenë korrekt në ushtrimin e funksionit të tyre, veçanërisht në rastet e titujve ekzekutiv, duke përdorur llogari të posaçme për zbatimin e tyre.
Dje Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për përmbaruesin Tusha, pasi fshehu 90 milionë Lekë të vjetra.
Historia
Mesditën e së Hënës, i dyshuari Tusha është arrestuar nga ana e forcave të Policisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, rezulton se shtetasi S.M., ka përfituar shumën 41 milionë lekë për shkak të prishjes së një kontrate me Ministrinë e Energjitikës.
Kallëzuesi ka tërhequr një pjesë të parave drejtëpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 20 milionë lekë të reja, do t’i ktheheshin me këste.
Për t’u marrë me procedurat përmbaruese, kallëzuesi S.M., ka kontaktuar përmbaruesin Martin Tusha. Ky i fundit ka kryer procedurat për një pjesë të parave, duke i dhënë kallëzuesit rreth 11 milionë lekë.
Në bazë të llogaritjeve, kallëzuesi duhet të merrte edhe 9 milionë lekë dhe për këtë arsye ka pritur veprimet proceduriale nga përmbaruesi.
Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk ka marrë përgjigje nga përmbaruesi, kallëzuesi S.M. është interesuar personalisht pranë Ministrisë së Financave, nga e cila ka marrë konfirmimin se ishte likujduar tërësisht dhe shuma e mbetur, 9 milionë lekë, i ka kaluar në llogari përmbaruesit.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, rezultoi se përmbaruesi Martin Tusha kishte tërhequr shumën 9 milionë lekë, të cilat i kishte përdorur për qëllime të tijat.
Ai ka deklaruar për autoritetet hetimore se këtë shumë parash e ka marrë në formë borxhi prej kallëzuesit, i cili nga ana e tij nuk ka pasur asnjë dijeni që i ishte lëvruar pjesa e fundit e detyrimit ndaj tij.

Nuk eshte vetem ky permbarues qe vjedh leket e klienteve!
Shumica e permbaruesve i zvareritin ekzekutimin e vendimeve gjyqesore me vite te tera duke hyre ne parare te ndyra me DEBITORET dhge ne disa raste deri sa te vdese kreditori !
Kam nje vendim gjykate per nje borxh prej 3.5 milion lekesh,por akoma pas 15 vjetesh nuk po i marr dot leket!
Kam nderruar 3 permbarues,por te gjithe te njejtat lojra bejne!
A i kontrollon njeri keta permbaruesit private,apo prisni sa te ndodhe ndonje KRIM qe te kujtoheni per te gjetut fajtorin???
As prokuroria nuk e merr persiper kallzimin tim ndaj debitorit qe nuk me ka dhene borxhin,atehere cfare te beje njeriu pervec VETGJYQESISE???
Dhe habiteni PSE KA KAQ SHUME KRIME!
Eshte shteti fajtori kryesor per KRIMET e shumta!