Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti të martën në Presidencë një grup qytetarësh të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku.
Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit theksoi se kjo kauzë i ka të gjithë elementët e dalë prej saj dhe që duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallim.
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij ndaj mungesës së reagimeve të institucioneve shtetërore, por edhe shoqërisë civile, për të marrë përsipër secila palë detyrat e angazhimet përkatëse në raste të tilla.
Kreu i Shtetit u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë.
Nga ana e tyre, pjesëtarët e grupit gjatë bashkëbisedimit shprehën indinjatën për mungesën e përgjigjeve nga shumë institucione shtetërore ndaj interesimit të tyre, ndërsa falenderuan Presidentin Nishani për dëgjimin e detajeve të çdo shqetësimi të hasur në më shumë se tre javë protesta.
Anëtarët e grupimit qytetar e ftuan Kreun e Shtetit të vizitoj nga afër vendin ku po zhvillohet projekti ndërtimor, në një kohë të përshtatshme

Po perse Berisha e emeroi presidentin si nje nga ministrat e tij! Nishani shkel kushtetuten ne kete rast! Rames mire t’ja beje Berisha eshte ne mbrojtje dhe Berisha ne sulm! Te presim dhe te shohim qendrimin e tij pas kthimit nga Amerika!
PO ata qe sulmuan per prishjen e mbikalimit te zogu i zi a i thirre,o president koti?
Shko ne Boston e te shikosh se si jane mbi e nen kalimet,si jane ndertuar parqet e femijeve ne mes pemeve. O president medioker me gjithe kuptimin e fjales. O lovacja i Sali berishes.
ku eshte jamjamjamsali arberi,ishte se cna ishte gjeten vend ku te falen mender shoqeria civile qe kane fjetur nen dafina kur shqiperia u shkaterua betonizua ,mu,, i zua u shit e u vodh ,mbrapa gaxhoit i shikohnit me sy dhe eee jja u mbante by,,, po si skeni turp o legena te jamit ,shqiperia po ndryshon ,po pastrohet po behen pastrime po mbyllen pusetat ,po behen kanalizime rruge ,po su pelqen qe kanr ardhur ne emer te shoqeris pa identitet ,desha tju thoja ne gjithe europen kendi i lojrave apo shpilplac behen ne parqe dhe jo 1 po 4-5 ne nje park ,parku i femijeve duhet te mbaroi ky sduhet te jete i vetemi ne cdo vend ku ajri eshte i paster ku femijet te jene te pa rezikuar nga makinat dhe ne kontrollin e shoqerusit duhet te behen kende lojrash,PD e ka nje hall te madh dalin zbuluar ,kane abuzuar skane bere as gje,kane mbushur xhepat
Ish kolegu im,sot KALLOGRE,po ju njoftoj se ne oborrin e shtepise time dua te bej nje HALE,por qeveria nuk me lejon!
Te lutem hajde nje here nga Selita,te hame nje dreke bashke si dikur ne mencat e kooperatives kur ti ishje kapterr i depos se kazmave e lopatave!
Me kete rast do te marresh edhe titullin “NDERI I OBORRIT”, dhene nga Keshilli im familjar!
Bashkemgjitur ke edhe nje CEK te majme,pjese nga borxhi i falur qe na dha Edi Rama nga pensionet tona dhe qe bejne mbi 50 milion leke!
Te plasin te perndjekurit qe nuk po marrin kaq shume leke sa po na i jep Rama ne ish ushtarakeve!
Vuajtem per 26 vjet,pa buke,por tani ne prag te vdekjes na e siguroi varrimin falas!
O president medioker o pocaver e Berishes ne krye te shtetit qe mbron rebelet hajdut – a ke dal te shofish boten e qyteterusr ku lozin femijt ne rfugicat e pallateve plot tym e pluhur makinash apo neper parqet plot ajr te paster te mbrojtur nga trafiku automjeteve. prandaj ne krye te shtetit per te mbrojtur padrejtesinë dhe te shkelish kushtetuten kujton de ne ham bar mjer ti per mend dhe musteqe miu qe ke.