Mediat italiane kanë raportuar një lajm që ka brenda dramën dhe komedinë.
Një çift pas 11 vitesh pritje është bërë me fëmijë, por sapo bebja ka lindur, ka nisur edhe drama.
Sipas mediave italiane, burri 40 vjeç dhe bashkëshortja e tij 34-vjeçare kishin 11 vjet që provonin të sillnin në jetë fëmijë. Pasi gruaja ka mbetur shtatzënë, së bashku me të shoqin kanë vendosur të mos e mësojnë gjininë e fëmijës deri në ditën e lindjes.
Por pikërisht në këtë ditë, ata kanë zbuluar një të papritur: vajza e sapolindur ishte me ngjyrë.
Menjëherë burri ka sulmuar të shoqen dhe është dashur ndërhyrja e stafit të spitalit për të shmangur një tragjedi.
Ai ka thyer xhamat e repartit dhe ka shkatërruar disa pajisje, ndërsa në sherr janë përfshirë edhe familjarë të burrit, të cilët e kanë akuzuar gruan për tradhti.
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në një prej materniteteve të provincës së Kazertës.

Kane hequr te zite e ullirit per ta bere bebin, prandaj u ka dale i zi.
Papa Françisku do thoshte,
asht dhurat e Perendise .